Shkencëtarët britanikë kanë bërë një shpikje të rrallë për mbirjen e flokëve tek njerëzit.
Duke bërë kërkime, se si mund të rigjenerojnë qelizat e flokëve, shkencëtarët zbuluan një mënyrë për të klonuar qelizat e vogla, nga të cilat mund të dalin flokë të rinj.
Nga aplikim i qelizave, të rritura në mënyrë laboratorike, tek lëkura e njerëzve pa flokë,  rezultoi se mund të mbinin flokë të rinj.
Edhe pse është akoma në fazën eksperimentale, kërkuesit nga universiteti “Durham” në Britani dhe nga universiteti “Columbia” në SHBA, thonë se ky është një zbulim i madh, i cili do të zhdukë një herë e mirë problemin e flokëve tek femrat dhe meshkujt në gjithë botën.
/Shekulli Online/