Ngjarjet që ndodhën në skenën e madhe të historisë, në periudhën ndërmjetviteve 571-632 dhe veçmas ndërmjet viteve 611-632, më shumë u zhvilluan në bazëtë një rrjedhe që erdhi si rezultat i parashikimit hyjnor, i cili e relativizonkonceptin tradicional të interpretimit sipërfaqësor të ngjarjeve historikesipas të ashtuquajturës “logjikë historike”. Zhvillimet dramatike të asajperiudhe historike, veçmas luftërat e gjata dhe rraskapitëse ndërmjet Persisëdhe Bizantit, si dhe konstituimi e fuqizimi i rrufeshëm i shtetit Islam, nënudhëheqjen e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kur shikohen nëpërmasat e tyre dhe në dritën e efekteve që prodhuan për fatet e popujve dhe tënjerëzimit në përgjithësi, na e bëjnë të qartë se është fjala për zhvillime tëprogramuara nga Krijuesi i Botërave, e jo nga spontaniteti, ose ngagjeopolitikat e kohës. Spontaniteti nuk mund të ishte as element përcjellës iatyre ngjarjeve dhe zhvillimeve, sepse ato ishin përplasje ndërmjet dyperandorive të mëdha të asaj kohe, sipas planifikimit dhe vullnetit hyjnor. Ngaana tjetër, asfarë gjeopolitike nuk arrin të shpjegojë kompleksitetin e atyrengjarjeve dhe efektet direkte dhe afatgjata që prodhuan për fatet e njerëzimitnëpër shekuj e deri në ditët tona.
Defektet e logjikës historike
Në sipërfaqen e historisë, sipas një interpretimi a posteriori, ballafaqimiduket i logjikshëm: pushtimi nga ana e Persisë i territoreve që sundoheshin ngaBizanti kishte motiv zgjerimin e perandorisë perse dhe përhapjen e qytetërimittë saj në hapësirat e mëdha të Gadishullit Arabik dhe të Palestinës. Sfidaperse i adresohej pa dyshim edhe Jerusalemit, si simbol i krishtërimit. Ndërsa,lufta mbrojtëse e Bizantit, në rastin e parë dhe lufta sulmuese, në rastin edytë, ishte e planifikuar brenda legjitimitetit perandorak dhe mbrojtjes sëvlerave të qytetërimit krishterë.
Por, interpretimi dhe vlerësimi sipërfaqësor i atyre ngjarjeve të mëdhabëhet në bazë të fakteve dhe të materialeve të njohura pjesërisht, ashtu që atotë radhiten sipas një “logjike” të parapëlqyer nga shkruesit e historisë. Kynuk është rasti i parë dhe as i vetëm që e ashtuquajtura logjikë historike konstruktonvlerësimin e saj.
Është e sigurt se në rast se do të ndodhnin ngjarjet ndryshe, fjala vjen nërast se fitorja e Persisë do të ishte përfundimtare dhe Perandoria e Bizantitdo të dekompozohej, logjika historike do të konstruktonte një rend tjetër tëinterpretimit dhe të vlerësimit të tyre, duke i afirmuar disa faktorë që do tëllogariteshin si përcaktues të zhvillimit të ngjarjeve dhe të epilogut të tyre.Do të mund të theksohej trimëria e mbretit pers dhe e ushtrisë së tij, fuqiaekonomike, thyerja psikologjike e të krishterëve pas humbjes së Jerusalemit,sulmet avare e sllave në pjesën perëndimore të Bizantit, dobësia e brendshme ePerandorisë për shkak të konflikteve fetare. Pra, do të radhiteshin në mënyrëarbitrare dhe spekulative faktorët që do të arsyetonin fitoren perse ndajBizantit.
Në fund të fundit, kjo është njerëzore, sepse kufizimet e njeriut nëparashikimin e ngjarjeve dhe në gjetjen e shkaqeve të vërteta të ndodhjes sëtyre janë evidente. Praktikisht për asnjë ngjarje që ka ndodhur dhe që kandikuar në fatet e popujve dhe të njerëzimit studimet nuk mund të krijojnë njëtablo të plotë, pavarësisht materialeve që kanë në dispozicion. Asnjë historiandhe asnjë histori nuk mund të jep përgjigje përse vdiq Aleksandri i Madh nëkulmin e famës së tij dhe në moshë të re, në mes të ekspeditave të tijspektakulare, dhe si do të dukej historia e njerëzimit në rast se kjo nuk do tëndodhte. Pra, jo vetëm që nuk arrin të zbulojë shkakun e vërtetë të ngjarjes,në këtë rast të vdekjes së Aleksandrit të Madh, por aq më pak pasojat që janëshkaktuar në rrjedhimet dhe fatet e popujve e të vendeve. Po e njëjta gjë mundtë thuhet edhe për vrasjen e Xhon Kenedit në kohën e re. Cili ka qenë shkaku indërprerjes së jetës së këtij presidenti dinamik, cilat kanë qenë pasojat përShtetet e Bashkuara të Amerikës dhe cilat kanë qenë rrjedhimet në konfrontiminbipolar të Luftës së Ftohtë, është një çështje që asnjëherë nuk mund të merrpërgjigje të plotë.
Nëse duam ta zgjerojmë tezën edhe më shumë, mund të kujtojmë se asfarëlogjike historike nuk arrinë të vlerësojë realisht shkakun përse janë zhdukursa e sa popuj nga faqja e dheut, disa prej të cilëve janë zhdukur mu në kulmine fuqisë së tyre. Mjafton të kujtojmë këtu Adin, Themudin, Pompein dhe Inkët.
Përfundimisht, duhet të thuhet se mpleksja dhe rrjedhat e ngjarjevehistorike, si edhe të atyre të secilit individ, bartin në vete një faktorvendimtar, që në fakt është vullneti i Krijuesit. Historia e njerëzimit, që ngavendosja e njeriut të parë në Tokë, Ademit [alejhis-selam], zhvillohet brendaligjësive natyrore dhe sociale të cilat i ka vendosur vetë Krijuesi dhe sipassprovave që bën njeriu, në pajtim me mundësitë e zgjedhjes ndërmjet të mirësdhe të keqes, ndërmjet të vërtetës dhe të kotës, e që i janë lënë nëdispozicion. Logjika historike nuk arrin ta depërtojë perden e misterit tëshkaqeve dhe të pasojave që shkaktohen nga ngjarje dhe nga zhvillime konkrete,sepse Krijuesi i Botërave ka krijuar ligje që janë mbi parashikimet mehamendjet dhe mbi ambiciet e paekuilibruara me vetë urdhërin Hyjnor. Zoti kashpallur qartë:
“E sikur të përputhej e vërteta me ambiciet e tyre, do të shkatërroheshinqiejt dhe toka dhe çdo gjë që gjendet në to.” (Mu’minun:71)
Rrjedhimisht, e vërteta buron nga ligjet që zotërojnë në gjithësi dhe nëshoqëri, dhe ajo e vërtetë është e fshehtë për mendjen njerëzore derisa tëndodh e të njihet si e tillë dhe ajo nuk i përshtatet ambicieve të njerëzve qëdo ta shpërdoronin deri në shkatërrim të jetës e të gjithësisë.
Por, Krijuesi ka dërguar shpallje të vazhdueshme për njerëzit, në mënyrë qëata të orientohen në kohë e në hapësirë dhe të gjejnë përgjigjet e duhura përproblemet e ekzistencës së shoqërive të tyre. Ka raste kur e ka shpallur edheepilogun e ndonjë ngjarje në Librin e Shenjtë, si argument dhe si mësim përnjerëzit që kanë arsye.
Parashikimi i sures Er Rrum
Një parashikim i tillë i ngjarjeve që do të ndodhnin pas disa viteve, e qëbie në periudhën e pejgamberisë së Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi vesel-lem], gjendet në suren Er Rrum. Ajetet fillestare të kësaj sureje vërtetjanë çelës për të interpretuar varganin e jashtëzakonshëm të ngjarjeve qëndodhën në atë periudhë, po edhe historinë njerëzore në përgjithësi:
1. Elif – Lam – Mim.
2. Bizantinët (rumët) u mundën
3. Në tokën afër (tokës së arabëve). Po pas disfatës së tyre, ata do tëngadhnjejnë,
4. Brenda pak viteve. Çështja është vendim i All-llahut, fillim e mbarim(për disfatë e për fitore). E atë ditë (kur do të ngadhnjejnë bizantinët)besimtarët do të gëzohen
5. Për ndihmën e All-llahut. Ai ndihmon atë që do dhe Ai është iGjithfuqishëm, Mëshirues.
6. Premtim i All-llahut është (ky), All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet,por shumica e njerëzve nuk po e dinë. (Kur’an, Er Rrum: 2-6)
Humbja e Bizantit në luftë me Persinë ndodhi në vitet 612-614, nëterritoret e Palestinës dhe të Arabisë. Persët arritën që të pushtonin Armeninëe Sirinë më 612, Jerusalemin më 614 dhe Aleksandrinë më 618. Me rastin epushtimit të Jerusalemit arritën të merrnin edhe “Kryqin e Shenjtë”, që ishtesimbol i krishterimit. Kjo ishte një goditje e rëndë për Bizantin dhe për tëkrishterët, ngase persianët e asaj kohe ishin paganë. Sipas disa dëshmive*,vetëm në rrugët e Jerusalemit të pushtuar prej persëve mbetën të vrarë rreth60.000 të krishterë.1 Në kohën kur ndodhën këto pushtime perse ndajzotërimeve të Bizantit ishte viti i dytë dhe i tretë i fillimit të shpalljes sëhapët të Kur’anit hyjnor nga ana e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi vesel-lem].
Dhe derisa ende po vajtohej humbja e rëndë e bizantinëve të krishterë, ushpallën ajetet e sures Er Rrum që u citua më lart dhe që me siguri të plotëparashikonin fitoren e bizantinëve.
Shpallja parashikonte se “ata do të ngadhnjejnë brenda pak viteve”, dhe sefitorja e tyre do të ishte një gëzim për besimtarët. Dhe e vërteta doli nëshesh brenda pak viteve. Në vitet 622-628 perandori bizantin Herakliu, me anëluftimesh rraskapitëse, i dëboi persët nga tokat e pushtuara. Madje ai arritiqë në vitin 627 të pushtonte edhe territorin pers e të shkaktojë një revoltë tëbrendshme, e cila rezultoi me rrëzimin e mbretit nga froni dhe me kthimin e“Kryqit të Shenjtë” në Jerusalem në vitin 630. Kësisoj, parashikimi i shpalljeskur’anore u realizua plotësisht.
Në këtë rast “logjika historike”, lidhur me fitoren e bizantinëve, mund tëkontstruktojë lloj-lloj arsyetimesh, por ato nuk i qëndrojnë faktit se ajofitore u shpall në Kur’an disa vite para se të ndodhte. Pra, ajo ishte njëfitore e paralajmëruar, e shpallur në mënyrë të qartë dhe aksiomatike.
Motivi i perandorit të Bizantit, Herakliut, që të koncentrohej ashtu si ukoncentrua me të gjitha energjitë e shtetit të vet në luftën kundër Persisë nëfakt ka të bëjë me atë fitore të paralajmëruar bizantine që do të ndodhtedomosdoshmërisht. Për ta fuqizuar motivin e luftës mund të shërbenin një vargelementetesh, si puna e “Kryqit të Shenjtë” që ishte plaçkitur nga Jerusalemiose dëshira për hakmarrje ndaj mizorive që kishin kryer persët ndaj tëkrishterëve në Jerusalem dhe gjithandej tokave të pushtuara të perandorisë sëBizantit. Mund të ketë edhe një varg motivesh që kanë mbetur të fshehurapërgjithmonë në kokën e perandorit dhe të këshilltarëve të tij eventualë. Por,ajo që dihet është se perandori kishte si prioritet të jetës së tij rikthimin epushtetit të vet në ato territore.
Ndërsa, kur të analizohen në kompleksitetin e tyre ngjarjet e atyre vitevedhe rreziqet reale për fatet e Bizantit, shihet se lufta kundër Persisë mund tëmos ishte prioritet. Atje perandoria e Bizantit kishte humbur territore dhemadje edhe simbolin e krishterimit, ndërsa në pjesën perëndimore të saj rrezikupër Bizantin ishte edhe më i madh. Ekspeditat pushtuese avare e sllave në atovite po e shkatërronin pjesën perëndimore të Perandorisë së Bizantit dhe po errezikonin edhe vetë Kostandinopojën. Megjithë ndonjë përpjekje të flashkët përzbrapsjen e këtyre sulmeve, Herakliu u tregua pothuajse tolerant ndajinvadimeve avare e sllave në territoret perëndimore të Bizantit. Ai ukoncentrua në luftën kundër Persisë, në një luftë të gjatë e rraskapitëse, nënjë luftë e cila e dërrmoi jo vetëm humbësin, po edhe fitimtarin, duke i hapurashtu udhën daljes në skenën e madhe të historisë shtetit Islam të themeluarnga Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Një digresion i vogël përargumentim sa më të plotë
Përveç saktësisë së realizimit të parashikimit lidhur me fitoren ebizantinëve mbi persët, këto ajete kanë edhe disa aksioma që vlejnë për mbarëhistorinë njerëzore, e që ia vlen të afirmohen këtu, duke bërë një digresion tëvogël.
Në ajetin 4 (katër) pamë se thuhet:
“Çështja është vendim i All-llahut, fillim e mbarim (për disfatë e përfitore).”
Kjo do të thotë se vargani i ngjarjeve në skenën historike dhe të fateve tëprotagonistëve të tyre dhe të njerëzve në përgjithësi ndodh sipas vullnetit tëKrijuesit të Botërave, fillim e mbarim. Pra, nuk ka rastësi e stihi në jetëndhe në historinë njerëzore. Në fakt, logjika historike i nënshtrohet vullnetittë Krijuesit, vullnet që mbetet i paarritshëm për mendjen njerëzore dheshpallet vetëm kur do Vetë Krijuesi. Vetëm brenda kuptimit të kësaj aksiome, qëna është shpallur me këtë ajet kur’anor, mund të kuptohet drejt edhe krijimi,ngritja dhe rrënimi i perandorive të mëdha, të cilat shpesh herë m’u në kohënkur e arrijnë një epërsi të jashtëzakonshme ekonomike, ushtarake dhe politikendaj rivalëve, fillojnë e rrënohen dhe për një kohë shpërbëhen si të kishinqenë kështjella prej rëre. Mund të sillen shumë shembuj, po ne po mjaftohemivetëm të sjellim në kujtesë të lexuesit emrat e Mesopotamisë, të Egjiptit, tëTrojës, të Mikenës, të Spartës, të Kartagjenisë, të Ilirisë, të Romës, tëBizantit, të Persisë, që të jetë e qartë se nëpër shekuj e mijëvjeçarë kandodhur një proces i pandalshëm i ngritjeve dhe i rënieve të perandorive e tështeteve, e që jo rrallë rënia e tyre nuk mund të shpjegohet me interpretiminsipërfaqësor të fakteve parciale nga e ashtuquajtura “logjikë historike”.
Fragmenti i ajetit 5, e që thotë: “Ai ndihmon atë që do”, është plotësishtnë koherencë me ajetin pararendës, dhe në fakt e argumenton shkakun e rënies etë ngritjes së perandorive dhe të ndodhive jetësore e historike.
Ndërsa, në ajetin 6 thuhet se “All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet”, që ireferohet fitores së parashikuar të bizantinëve, po edhe mbarë jetës nëpërgjithësi, duke konstatuar se edhe pse ka argumente të plota, shumica enjerëzve mbeten injorantë dhe nuk arrijnë ta kuptojnë këtë të vërtetë.
Përgatitja e fitores së Islamit
Lufta e gjatë ndërmjet Persisë dhe Bizantit në vitet 612-630 bie në kohënkur Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] po e pranonte shpalljen eKrijuesit dhe po e përhapte Islamin. Shpallja publike e Islamit filloi në vitin613, deri sa vazhdonte lufta e ashpër ndërmjet dy perandorive të mëdha, Persisëe Bizantit. Në vitin 614 persët pushtuan Jerusalemin, ndërsa bashkësia e vogëlmuslimane në Mekë përballej me presionin kurejshit, për çka në vitin pasues njëpjesë e tyre emigruan në Abisini. Në vitin 622 Bizanti e rifilloi ofensivën përtë rikthyer territoret e pushtuara nga persët, ndërsa Muhammedi [sal-lall-llahualejhi ve sel-lem] po atë vit emigroi nga Meka në Medine dhe atje e filloiprojektin e madh të krijimit të bashkësisë islame. Deri sa dy perandoritë poluftonin për vdekje në vitet 624- 628, bashkësia islame dhe shteti islam uforcua edhe me fitoren e luftës së Bedrit, (624), Betejës së Uhudit (625) dheLuftës së Hendekut (626).
Bash në vitin kur perandori pers ra nga froni, ndërsa Herakliu kremtontefitoren e shtetit të dërrmuar, shteti musliman i udhëhequr nga Muhammedi[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishte shndërruar në një faktor tëpashmangshëm të realitetit politik të kohës në atë rajon, gjë që konfirmohetnga letrat që ai u dërgoi në atë vit perandorit të Persisë, perandorit tëBizantit, si dhe mbretit të Abisinisë dhe të Egjiptit.
Rrjedhimet e tilla të ngjarjeve janë argumenti i qartë se luftëratperso-bizantine ose bizantino-perse e përgatitën terrenin për fitoren e Islamitnë ato hapësira të mëdha.
Fillimisht, fitorja e persëve mbi bizantinët i liroi fiset arabe ngakontrolli i Bizantit, ndërsa fitorja e mëvonshme e Bizantit mbi Persinë ishkallmoi të dy perandoritë deri në masën sa ato u bënë të pushtueshme ngashteti i ri Islam që lindi.
Por ajo që është simbolike ka të bëjë me faktin se lufta e parë, (612-618)kur persët fituan, ishte nga fillimi i shpalljes së pejgamberisë, ndërsarevanshi bizantin (622-628) po ndodhte në kohën kur Muhammedi [sal-lall-llahualejhi ve sel-lem] e kishte stabilizuar shtetin e ri islam.
Shikuar nga pikëpamja e interesit të fiseve arabe dhe të vetë bashkësisë sëre muslimane, lufta perso-bizantine dhe bizantino-perse i dha mundësi edheMuhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] që të veprojë në një ambient mëtë lirë nga aspekti i presioneve të jashtme. Kësisoj, ai kishte barrën epengesave të brendshme, pra të komunitetit të vet, por ishte më i lirë sa utakon pengesave të dy perandorive të mëdha, të cilat luftonin për vdekje njërakundër tjetrës.
Vërtet, sipas “logjikës historike” nuk mund të interpretohet kjo situatë elehtësimit të pejgamberisë dhe shpalljes islame nga një luftë e përgjakshme qëbëhej ndërmjet të krishterëve bizantinë dhe zjarrputistëve persianë. Ishte njëshkak suprem që i kishte shkaktuar në atë formë e në atë përmbajtje atozhvillime, që ishin lehtësim për përhapjen e Islamit dhe për forcimin emuslimanëve.
Ndryshe nuk ka si të shpjegohet që muslimanët, nga një enklavë e vogël nëMedinë, arritën të forcohen e të mposhtin të dy perandoritë e mëdha, Persinëdhe Bizantin. Me një sërë luftërash ku u shqua guximi islam, i paparë deriatëherë në histori, muslimanët morën nga sundimi i Bizantit Sirinë më 636,Jerusalemin më 638, ndërsa Egjiptin gjatë viteve 640-650. Poashtu muslimanët,të udhëhequr nga Umeri [radijall-llahu anhu], mposhtën Persinë në vitin 642.
Uragani musliman kësisoj arriti që të mposhtë dy perandoritë më të mëdha tëbotës së atëhershme. (Perandoria Romake e Perëndimit kishte pushuar sëekzistuari në vitin 476).
Po të mbetej interpetimi i këtyre ndodhive të mëdha, duke përfshirë këtuedhe rënien e e Perandorisë Romake të Perëndimit, vetëm brenda interpretimitsipërfaqësor të së ashtuqajturës “logjikë historike”, do të ishte epakuptueshme si ka qenë e mundshme që fiset arabe të mposhtin dy perandori nëtë njëjtën periudhë historike. Por, këtë e shpjegon qartë dhe plotësishtshpallja e Zotit në ajetet që janë cituar më herët.
Luftërat e përgjakshme tëdoktrinave krishtere
Nga shkaqet konkrete që kanë krijuar një ambient të përshtatshëm përfitoret spektakulare të muslimanëve kundër zorërimeve të Bizantit, ka qenëçështja e doktrinës së krishterë, e cila të krishterët i ka konfrontuarndërmjet vete deri në gjakderdhje të tmerrshme, sikundër ka ndodhur në visetlindore të sundimit të Bizantit, në Siri, në Egjipt dhe në Palestinë.Arianizmi, si doktrinë që mohonte karakterin unik të Jezu Krishtit me të Zotit,(Krishtin e trajtonte si profet dhe jo si Zot), lindi nga një prift iAleksandrisë dhe u përhap në territoret lindore të Perandorisë së Bizantit. Kjodoktrinë u shpall si herezi në Koncilin e Nikesë në vitin 325, edhe me pëlqimine perandorit Kostandini i Madh. Doktrina zyrtare që u miratua në Koncilin eNikesë krijoi bazat për përndjekjen e ithtarëve të arianizmit si heretikë dhepër luftërat e tmerrshme që u zhvilluan me shekuj në ato territore.
Mësimi i ngulitur i arianizmit se Jezu Krishti nuk kishte natyrë hyjnore poishte vetëm profet, u shndërrua në terren të përshtatshëm për pranimin eIslamit, i cili shpallte poashtu natyrën njerëzore të Isait [alejhis-selam] dhetë të gjithë profetëve, duke përfshirë edhe vetë Muhammedin [sal-lall-llahualejhi ve sel-lem]. Islami për këta popuj erdhi si një lehtësim nga luftërat edogmave kishtare dhe në fakt ishte një çlirim nga pushtimi dhe persekutimi iBizantit që praktikonte doktrinën monofiziste.
Herakliu ndërmjet incestit dhefobisë së lemerishme
Fati i protagonistëve kryesorë të skenës historike të periudhës ndërmjetviteve 611-634 e pak më tej, është poashtu një çelës për të kuptuar shumë ngamisteret me të cilat Krijuesi ka dashur të na e paraqet historinë njerëzore.Këta protagonistë janë Herakliu dhe Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi vesel-lem].
Herakliu ishte perandor i Bizantit në vitet 610-641, pra një vit para se tëshpallej pejgamberia e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe shtatëvjet pas kalimit të Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në Ahiret.
Herakliu si perandor njohu rënie dhe ngritje të sundimit të tij: pushtimete zotërimeve të tij lindore nga persët, dhe luftërat e gjata për kthimin eatyre territoreve nën sundimin e vet.
Pati sukses të shpëtonte Kostandinopojën nga sulmet avare e sllave, mirëponë luftërat e egra me ta në pjesët perëndimore të Perandorisë, nuk arriti tëpengonte vërshimin e tyre në Gadishullin Ilirik. Sidoqoftë, fitorja e tijkundër Persisë ishte vërtetë e madhe.
Megjithatë, nga fundi i sundimit të tij, ai ishte dëshmitar i topitur ihumbjes së po atyre territoreve lindore të Perandorisë, për të cilat kishteluftuar me shumë energji dhe trimëri, dhe kalimin e tyre spektakular nënsundimin e muslimanëve.
Në vitin 636 humbi Sirinë, në vitin 638 Jerusalemin dhe në vitin 640, njëvit para vdekjes, muslimanët filluan operacionet e marrjes së Egjiptit. Në këtongjarje Herakliu më nuk e kishte vendosmërinë e dikurshme, të treguar nëluftërat me persët për Jerusalemin.
Indikative është veçanërisht jeta personale dhe familjare e Herakliut përtë kuptuar, jashtë klisheve të “logjikës historike”, fatin tragjik të tij dhetë Perandorisë që sundonte. Herakliu pati një martesë incestioze (u martua metë bijën e motrës së vet) dhe pati dy djem të gjymtë. Nga fundi i jetës iushfaq një fobi e tmerrshme nga uji, aq sa nuk guxonte as ta shikonte ujin.
Madje bëri përpjekje edhe të arratisej nga froni, po u pengua nga patriarkuSergius. Me një fjalë, jeta e tij familjare ishte e zymtë dhe tragjike,sikundër edhe fundi i jetës së tij që ishte me fobira dhe çrregullimepsikike.
Edhe pse perandorët bizantinë veten praktikisht e llogaritnin si “zotëra”në Tokë, edhe mbi patriarkun dhe mbi Kishën, dobësia e brendshme i shkërmoqtedhe i bënte të mjerë e tragjikë, ashtu sikundër ndodhi edhe me Herakliun, icili nga një fitimtar i madh, për gjallje të veten, u katandis në njërin ngahumbësit më tragjikë të historisënjerëzore.
Mizoritë e pasardhësve tëHerakliut
Pas vdekjes së Herakliut pasoi një periudhë e tmerrshme e dhunës dhe emasakrave ndërmjet pasardhësve e pasuesve të tij, që është nga më tëtrishtueshmet në mbarë historinë e njerëzimit. Ja si është përshkruar aidegradim i pushtetit bizantin nga bizantinologu i njohur Ogyst Baj (të dhënatfaktografike të të cilit janë përdorur edhe më lart në këtë vështrim):“Mendohet se ai, (Kostandini, nënv.ynë) vdiq i helmuar nga Herakloni, i nënshtruarme shumë përulësi ndaj së ëmës, Martinës, i cili mbeti i vetëm në pushtet. Por,mbretërimi i tij nuk do të vazhdojë gjatë. Qysh në muajitn tetor trupat ngritënkrye dhe, me mbështetjen e senatit, kërkuan që në qeverisjen e perandorisë tëmerrte pjesë edhe djali i vogël i Kostandinit, Kostanti II. Kjo s’ishte veçsenjë etapë kalimtare drejt rrëzimit të Heraklonit. Katër muaj më vonë, Martinadhe djali i saj u dëbuan nga Kostantinopoja, pasi u gjymtuan mizorisht:Martinës i prenë gjuhën, Heraklonit hundën.” 2
“Dy uzurpatorët, Tiberi dhe Leontisui, i ofruan popullit spektaklin e njëtorture të gjatë e teatrore. Ashtu të lidhur me zingjirë, qenë të detyruar tëvraponin nëpër rrugët e qytetit, ndërmjet radhëve të vegjëlisë që ulërinte eshante. I vërshëllenin, i qëllonin me lloj lloj gjërash. (…) Pastaj dyuzurpatorëve u prenë kokën, dhe xhelati i nxori sytë patriarkut Kalinikos, qëkishte marrë pjesë në grushtin ushtarak të shtetit të vitit 695”. 3
“Egërsia e Justinianti II, gjatë mbretërimit 705-711, do të shndërrohej nënjë delir të vërtetë. Shprehja “larë në gjak” tek ai do të gjente një zbatimkonkret: ai ndiente çdo ditë nevojën e ekzaltimit të brydhët që i transmetontepamja e torturave. Viktimat nuk mungonin. Gjithë ata që i qenë nënshtruar sundimittë Leontiusit e Tiberit ishin të dyshimtë. Ndërsa, priste koka, mbyste, varte,gjymtonte, i mbyllte tradhtarët në thes, që i hidhnin pastaj në Bosfor, ose ivriste sa ngriheshin nga tavolina ata që kishte ftuar për të ngrënë me të,bazileu nuk harronte të organizonte festa me një salltanet të paimagjinueshëmpër të kremtuar kthimin e Teodorës, e për ta lidhur me perandorinë fëmijën qëkishte me të e që mbante emrin e Tiberit.
Justinianit II, pasi e burgosën, i prenë kokën. Pastaj e shëtitën kokënnëpër qytet, e dërguan në Itali dhe e ekspozuan triumfalisht në rrugët e Romëse të Ravenës. Kështu përfundoi më 711 ekzistenca ekstravagante dhe e egër epërbindëshit me hundë të prerë dhe kjo periudhë e gjatë tmerresh mbetet një ngatablotë më të hidhura e më të çuditshme në gjithë historinë bizantine.4
Njohësi i stërholluar i historisë së Bizantit, Ogyst Baji, e ndjen se ështëfjala për “tablo të çuditshme”, kur numëron degjenerimin që ka katandisurperandorinë në kohën e pasardhësve të Herakliut. Por kjo “tablo e çuditshme” eka burimin te refuzimi arrogant që i ishte bërë nga Herakliu dhe perandoria etij, ndaj Shpalljes Hyjnore të Islamit. Alternativa e refuzimit të së Vërtetëssë shpallur nga Krijuesi i Botërave ishte degjenerimi dhe krimi.
Pastërtia e të Dërguarit tëAll-llahut
Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pati një jetë mjaft të trazuarnë vitet e para të pejgamberisë, që ishin sprova për skalitjen e tij dhe tëbashkëluftëtarëve të tij në përhapjen e mesazhit hyjnor.
Pas përhapjes së fshehtë të Islamit në vitet 610-612, ai filloi në vitin613 edhe përhapjen haptas të fesë së re, pavarësisht se ishte mjaft i rrezikuarnga mënia e politeistëve mekas. Por Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi vesel-lem] u shqua për vendosmëri dhe trimëri të pashoqe, sepse nuk u ndalua asnga kërcënimet, as nga presionet e shumta që iu bënë. Krahas publikimit tëShpalljes Hyjnore, ai punoi me energji të madhe në përhapjen e fesë së re, nëforcimin e bashkësisë së re dhe në ruajtjen e saj nga dëmtimi i mënisë sëpoliteistëve. Aftësia e tij e pashoqe u dëshmua në arritjen e marrëveshjeve mefiset e ndryshme, duke përfshirë edhe disa fise hebreje, pastaj në udhëheqjenushtarake dhe sociale të shtetit të ri.
Mbetet si dëshmi e mrekullueshme e vizionit të tij ligjërata në haxhinlamtumirës në vitin 632 në Mekë, e cila edhe sot është shembull i njëgjenialiteti të paarritshëm. E mira është që ajo të sillet e plotë, po përshkaqe praktike, pra vetëm për të argumentuar tezën themelore të këtij tekstise ai ishte person tejhistorik, me mesazh për gjithë njerëzimin dhe për tëgjitha kohët, deri në Ditën e Gjykimit, do të përfshihen vetëm disa ide të asajligjërate të haxhit lamtumirës:
“Ruajeni, respektojeni dhe nderojeni vlerën e personalitetit dhe dinjitetitnjerëzor.
Njeriu është vepër madhështore e All-llahut dhe mjerë ai që nënçmon nderindhe dinjitetin e veprës sëAll-llahut.(…)
Gjakmarrja është e ndaluar. Të gjitha akuzat e këtilla që rrjedhin nga kohapara Islamit, anulohen…(…)
Ruajuni nga prostitucioni, tradhtia bashkëshortore dhe xhelozia.Prostitucioni dhe tradhtia bashkëshortore janë mëkate të rënda, ndërkaqxhelozia mund të shkaktojë prishjen e bashkëshortësisë.
Martohuni me ato që i doni, e kur vullneti i Zotit t’ju bashkojë, atëherërespektojeni dhe duajeni njëri-tjetrin dhe jetoni në dashuri dhe harmnoni tëvërtetë.
O bashkëshortë! Silluni ndaj grave tuaja me shumë mirësi e dashuri.
O besimdrejtë! Largohuni nga ngatërresat e përgojimet! (…)
O besimdrejtë! Thuajeni gjithnjë të vërtetën e pastër. Urrejtja asnjëherële të mos ju largojë nga rruga e të drejtave dhe drejtësisë. Drejtësia ështëmotra e devotshmërisë. Frikësohuni nga All-llahu! Ai e sheh punën tuaj”. 5
Mesazhi që la pas vetes për pasuesit e tij, jo vetëm në këtë ligjëratë tëhaxhit lamtumirës, po me tërë jetën dhe veprën e tij të papërsëritshme sa ipërket devotshmërisë, pastërtisë dhe vizionaritetit të një krijesenjerëzore, edhe sot rrezaton njerëzi,moralitet, drejtësi dhe vizion për jetë më të mirë të njeriut.
Këto vlera shihen edhe në letrat që ua dërgoi kundërshtarëve dhe mohuesvetë Islamit, mbretërve dhe sundimtarëve të krishterë të asaj kohe. Muhammedi[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i përfundonte letrat me këtë ajet kur’anor:
“Thuaj (Muhammed): O ithtarë të librave të parë! Ejani te një fjalë qëështë e drejtë dhe e përbashkët mes nesh dhe jush, që të mos adhurojmë askendpos All-llahut, që të mos i vëmë shokë Atij në adhurim dhe që asnjë prej neshtë mos marrë të tjerë për zot përveç All-llahut. Pastaj në qoftë se ata largohen,thuaju: dëshmoni për ne se jemi muslimanë.” (Ali Imran: 64)
Në këtë mënyrë ai përjetësoi me fjalën dhe me veprën e tij përparësinë dhepërjetësinë e Islamit mbi faqe të dheut.
Kalimi në Ahiret i Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në vitin632, nuk e ndali rritjen e shtetit të ri islam. Për më tepër, përgatitjet qëishin bërë me vite rezultuan me shtrirjen e rrufeshme të shtetit islam në vitetqë pasuan. Kështu, në vitin 636 muslimanët çliruan Sirinë, në vitin 638Jerusalemin e në vitet 640-650 edhe Egjiptin, Afrikën e Veriut, Qipron, Kretëndhe Siçilinë.
Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] la pas vetes një ummet unikdhe të motivuar që të përhapë mesazhin hyjnor në të katër anët e botës. Atdheui shpalljes së Islamit u bë vendi më i vizituar dhe vendi që rrezaton mesazhinmë të fuqishëm fetar dhe moral të botës edhe në ditët tona.
Edhe në planin personal dhe familjar, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi vesel-lem] ishte i lumtur. Ai kishte një familje të pastër dhe shokë të ndershëm,të cilët verifikuan në praktikë shtetërore mundësitë që jep Shpallja Islame.
Feja islame, të cilën e kumtoi Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi vesel-lem], sot ka rreth 1.5 miliardë besimtarë në të katër anët e planetit (dukepërfshirë këtu edhe selinë e dikurshme të perandorisë së Bizantit dhe shumicëne territoreve të perandorisë së dikurshme të Herakliut dhe të pasardhësve tëtij mizorë, duke përfshirë edhe qendrën e perandorisë së Herakliut dhe tëpasardhësve të tij bizantinë, e cila u mor nga muslimanët pas përpjekjevedisashekulore).
Sot dhe në të ardhmen, as që mund të merret me mend historia njerëzore dhevlerat e njerëzimit pa personalitetin dhe veprën e Muhammedit [sal-lall-llahualejhi ve sel-lem]. Ndërsa, traditat që kanë mbetur nga sundimi i Herakliut dhepasardhësve të tij, janë vetëm një kujtim i errët dhe i frikshëm i historisënjerëzore.
Prandaj, edhe nga kjo pikëpamje e fateve që patën këta dy protagonistëkryesorë të asaj periudhe historike është e qartë se Muhammedi [sal-lall-llahualejhi ve sel-lem] ishte personalitet i vlerave të tjera, përkatësisht idërguar i All-llahut, me mision të qartë që të shpallte dhe të inauguronte tëVërtetën Hyjnore. Pra, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk ishteperandor, si Herakliu, i cili edhe pse i veshur me pushtetin më absolut që mundtë uzurpohet nga një njeri, ishte i mjerë për shkak të fatkeqësive familjare,të fobive dhe traumave të rënda psikike dhe të trashëgimisë nga pasardhësmizorë, të cilët lemeritën botën me mizoritë e tyre.
Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk ishte as si mbretërit epangopshëm persianë, të cilët arin dhe dhunën i kishin ideal të jetës së tyre.
Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishte një i dërguar iKrijuesit të Botërave për të ndriçuar udhën e njerëzimit me mesazhin Hyjnor,dhe i tillë mbeti tash katërmbëdhjetë shekuj. Dhe, pa asnjë dyshim, i tillë dotë mbetet deri në fundin e ekzistencës njerëzore në Tokë, sepse është njëperson tejhistorik. Pra, ai është vulë e pejgamberëve, që u dërgua me mesazhinpërfundimtar për të gjitha kohërat dhe për të gjithë njerëzimin.
Shënime:
1. Ogyst Baji, Perandoria e Bizantit, Ora, Tiranë, pa datë botimi
2. Po aty, fq. 83
3.Po aty, fq, 89
4.Po aty, fq. 92-93
5. Hutbeja lamtumirëse, Zëri Islam, Prizren
* Ky tekst pati marrë formë të plotë kur me sugjerimin e të nderuaritHusamedin Abazit (të cilit ia dhashë tekstin për të verifikuar saktësinë e disadatave historike), më ra në dorë libri i Hasan Ejubit, Katër halifët e drejtë(Furkan ISM, Shkup, 2003), ku autori ka disa konstatime të ngjashme me tonat.Nuk e pashë të domosdoshme të bëj ndonjë ridizajnim të tekstit, duke e lënëidenë që edhe atë ngjashmëri të vlerësimeve ta shohim si një fakt më shumë përvërtetësinë e argumenteve të paraqitura.
Në Prishtinë, 4 nëntor 2003
admin
11 years ago
next article
Kur realiteti manipulohet…
you might also like
JO KRIME, NË EMËR TË NDERIT! – Dr. Bashkim Aliu
2 years ago
Agjërimi shkollë e durimit
3 years ago
Një vazo me shumë lule!
3 years ago