Ngjarja e 14 tetorit politikës shqiptare i dha kahje për të kuptuar drejt se çfar do të thotë të kesh fqinjët e këqinj. Shumë herë shqiptarët jasht Shqipëris politike u akuzuan për nacionalizëm dhe destabilizues, si dhe disa shkuan shumë larg sa që i etiketuan si të pa kultur. Dhuna në stadium i bëri po ata zëra më të zhurshëm sa i takon edhe raporteve fqinjësore me Serbin, sa që vizitën e kryeministrit Rama e konsideruan tradhëti. Mirëpo, ngjarjet ne stadium dhe më pas vizita e Ramës krijuan realitet të ri në politikën shqiptare dhe nxitën debatin për raportet Shqipëri – Serbi. Realiteti i krijuar ka të bëje me raportet fqinjësore  dhe proçeset në vend:
1.  Edi Rama e tha të vërtetën dhe ua bëri me dije se qëllimi i mirë dhe mungesa e dhunës ndihmojn pak po nuk është e mjaftueshme dhe për ate ka dyshime rreth dialogut të mëtutjeshëm, politikanët serb duhet të kuptojn realitetin e krijuar në Ballkan dhe Kosova ec para, e pavarur.
Nga ana tjetër, kryeministri serb, A. Vucic tregoi edhe njëherë sa është e vështirë për të hequr shovinizmin nga politika dhe kjo u kuptua fal gjesteve të tij.
Nga këtu dolën në skenë raportet mik – armik, korniza e pamundur për marrëdhënie ngase kryeministri serb pati paraqitje sikur kryeministri shqiptar të jetë subjekt luftënxitës… kjo edhe na çudit se si e mbajnë në duar politikën njerëzit që iu shërbejn interesave personale.
Nuk do të thotë se serbët janë të pafajshëm. Mizoritë e tyre të kriminelëve politik nuk mund aq lehtë të harrohen. Dhe kjo nuk mund të lihet në harresë, këto janë fakte, dhe unë nuk e shoh gatishmëri dhe asnjë alternative kuptimplote nga ana e serbëve për zhvillim dhe për pak dialog. E sipas kësaj logjike është e qartë përse përpjekjet për dialog mund të ketë vetëm shanse për sukses. Një bravo për Ramën që me butësi shpalosi demagogjin serbe kur është në pyetje demokracia.
2. Ky është segmenti politik në marrëdhënie me fqinjët, kurse sa i përket politikës së mbrendshme mbisundon fryma e mosmarrëveshjeve. Pozita edhe opozita duhet të mendojnë dhe të krijojnë strategji kombëtare e jo ate të pushtetit për interesa partiake apo klanore. Partia Demokratike në politikën ditore të jetë më e qartë dhe lumin e paqartësive të kaloje me ndërtimin e urave të reja. Pra, duhet të largohet nga e kaluar dhe të përkushtohet në të sotmen, në realitetin e krijuar politik, kur dihet se rrugët e Shqipëris çojnë në Europë. Kurse, qeveria shqiptare të jetë e përkushtuar në dy segmente, ate të problemeve të mbrendshme në mënyrë që të krijoje klimë më të mirë për dialog me opozitën që sëbashku të luftojn korrupcionin dhe çdo të keqe tjetër, të jetë më syhapur në aspektin ekonomik, në zhvillimin e vendit si dhe të jetë më e interesuar për problemet e shqiptarëve jasht shtetit Shqiptar, një ndihmë politike të ngjajshme sikur i dha Kosovës gjatë luftës dhe biesdimeve në Rambuje.
•••
Në Kosovë, zhvillimet politike po zhvillohen në turpin më të madh. Kohë e gjatë për formimin e qeveris dhe paraqitja e mospajtimeve, mandje qëndrimeve armiqësore dhe më në fund edhe vrasje ( e paqartë) e një deputeti të PDK, janë dëshmi e papjekuris politike. Koalicioni i formuar pas zgjedhjeve ishte i natyrës materiale, një mundësi për realizimin e ëndërrës për tu bërë kryeministër. Që në fillim u pa se kjo lidhje e bllokut opozitar nuk ka të bëje me mënyrën e udhëheqjes së shtetit po u kapën për mënyrën e të dënuarit të kryeministrit Hashim Thaçi. Kjo paraqet utopi në vete. Çfarë mund të themi për një koalicion që synon të bëhet udhëheqëse e proçeseve  e mos të ketë platformë, organizim dhe qasje reale ndaj gjithë asaj që ndodhte në Kosovë. Pra, siç dihet gjatë kohë Kosova është pa kryetar legjitim dhe disa muaj pa qeveri që do i përfaqësoje. Mirëpo, për një çast punët shkuan në të “mirë”, LDK që ishte më e zhurmshmja dhe nismëtarja në ngërçin politik, siduket e kapur për veshi, u largua nga koalicioni dhe u pajtua që qeverin të formoj me partin e kryeministrit Hashim Thaçi. Kjo është edhe një dëshmi tjetër se Kosova nuk ka politikan të aftë për të bërë politik, si dhe interesat personale janë mbi ata shtetërore. Deri kur politikanët Kosovar do veprojn sipas urdhërave të të tjerëve, deri kur do pranojnë zarfa me këshilla që mbajnë dëshira të huaja? Element tjetër mjaft domethënës është lufta kundër “terrorizmit” e udhëhequr nga “kryetarja” e Kosovës. Është e kuptueshme se vlerat humane janë mbi të gjitha, pa marrë parasysh dallimet në kultur, kombësi apo në pikëpamje politike. E pranojm nevojën për të luftuar të keqen, çdo iniciativ që shkakton pasiguri duhet të zhduket dhe paqes dhe stabilitetit ti jepet përparësi. Mirëpo, në asnjë rast nuk e përkrahim largimin e vajzave përshkak të veshjes së tyre, nuk e përkrahim mënyrën e arrestimit të disa hoxhallarëve, në asnjë moment nuk pajtohem me qytetaren Atifete që sa herë që hap gojën del qesharake. Megjithatë, gjërat duhet matur mirë, armiku duhet të përcaktohet dhe dënimi duhet të bëhet kur të dëgjohen faktet, e kjo do të thotë se duhet të merren në konsiderat të drejtat njerëzore, në fakt duhet të respektohen ligjet, të respektohet kushtetuta e vendit. Sikur nuk e kanë të qartë se ky zhvillim i dëmshëm i politikës kosovare po prek çdo familje, të rinjt alternativë e kanë ikjen nga Kosova. Atifetja për këtë problem nuk flet, nuk është në gjendje që ta kuptoje se sa të dëmshme janë deklaratat e saja, si dhe sa ajo se vë gishtin në kokë dhe të llogarite për qytetarët e Kosovës, për numrin e atyre që kërkojn azil në vende të ndryshme të Europës. Është e palogjikshme lufta e saj dhe të tjerëve që “terrorizmin” e kanë shndërruar në luftë shtrigash e nuk binden me realitetin se pikërisht është politika që po terrorizon qytetarët.
•••
Realiteti politik i shqiptarëve të Maqedonis është edhe më i dhembshëm. Në çdo segment janë të pa mbrojtur. Çdo politik në botë, çdo ide lind që proçeset të ecin para, tek shqiptarët e Maqedonis politika shqiptare ec mbrapa. Sikur jetojn në vitet e 90-ta dhe egërsira politike po shfaqet kudo. Nuk bëhet punë serioze, populli po futet në terrin institucional duke bë eksperimente më të rrezikshme; ngjarjet në Kala të Shkupi, dhuna që shpërtheu atje nuk kishte të bëje me ndonjë interes të popullit, mandje, dhuna nëpër rrugë, nëpër shkolla, pasiguria e shqiptarëve që jetojn në lagje të përziera ku ju rrezikohet jo vetëm prona po edhe jeta, proceset e montuara politike, gjykata të njëanshme janë dëshmi e heshtjes dhe ecjes mbrapa të politikës shqiptare.  Fakti që opinioni shqiptar, me të drejtë e shehë se vota e tyre është shndërruar në plumb që mund ti plagose, nuk e ndryshon qëndrimin e udhëheqësve politik që vetes i kanë dhënë të drejtën që të bëjnë pazarllëqe në dëm të popullit. Të qëndruarit si gurë varri në qeveri, nga ana tjetër politikanëve maqedonas ju jep motiv më shumë që në mënyrë sistematike ti përbuzin shqiptarët. Gjendja momentale nuk dallon nga ajo e viteve 90-ta, marrëveshja e Ohërit ka mbet vetëm pas derës së BDI edhe ate e përmendin vetëm gjatë kampanjës parazgjedhore. Kemi një administrat partiake, ku administratorët shqiptar janë të kënaqur me kafen e mëngjesit që ju “ofrohet” nga kolegët maqedonas, kurse në punë nuk kanë njohuri elementare, si dhe ka nga ata që nuk paraqiten në punë e marrin rregullisht pagën mujore. Ecurit e tilla na bëjnë edhe më humbës në betejat për të ardhmen, nuk duhet të krenohemi vetëm me shtimin e popullsisë, se maqedonasit plaken. Në çdo aspekt po thellohemi në hendekun e paqartësive, arsimi në shqip po humbë çdo vlerë, nxënësit shqiptar mësojn me libra që ju dhunohet historia, mandje libra të përkthyera nga maqedonishtja në mënyrë më të egër, përkthim me “google transale”. Mandje, arsimtarët, profesorët jo të përshtatshëm për lëndën që ligjërojn është edhe një mjegull që na humbë shiqimin. Ky është faji jonë që iu besojm të pabesëve, injorantëve dhe matrapazëve politik. Përderisa politikanët i zgjedhim në bazë të çajave dhe kafeve që japin gjatë kampanjës ne do jetojm të shtypur nga pushtetarët maqedonas dhe nuk do shohim dritë me sy. Në fund po përmendi një citat nga Kurani, një ligj që vlen për myslimanët dhe jomyslimanët e që thotë: “Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë vetveten.” (Rad, 11) . Ne duhet të ndryshojm në të menduar, në të zgjedhurit e udhëheqëve tanë, në shkollimin tonë, për rrugët tona dhe për çdo gjë tjetër për të vetmin qëllim që e nesërmja të jetë më e mire, pa shtrëngime dhe errësirë, që nesër të kemi udhëheqë të përgjegjshëm që luftojn për interesat kombëtare…
Ashtu qoftë!
m-r Agim Jakupi