Lufta  6 ditore e vitit 1967 i kishte poshtëruar arabët. Ata ishin gjetur të papërgatitur, humbjet e tyre qenë të pallogaritshme. Jo më pak të prekur e ndjenin vetën sovjetikët, pasi arabët kishin përdorur armët e tyre. Duke dashur të përmirësojnë imazhin e tyre në botën arabe Bashkimi Sovjetik rriti ndihmën ushtarake për Egjiptin dhe Sirinë.  Në këto rrethana, presidenti I Egjiptit, Anvar Sadat, vendosi që të sulmojë Izraelin. Ai mendonte se një luftë e suksesshme do të rivendoste prestigjin e arabëve dhe do të dëshmohej se ushtria hebreje nuk ishte e pathyeshme. Fillimi i konfliktit ishte paraprirë nga një periudhë e rritjes së tensionit.
Më 6 tetor 1973, trupat këmbësore dhe tanket egjiptiane pasi shpërthyen vijën e fortifikuar Ben-Lev, në bregun lindor të Kanalit të Suezit, vazhduan përparimin në brendi të Gadishullit të Sinait. Në të njëjtën kohë ushtritë siriane u futën në brendësi të Lartësive të Golanit. Lufta e Tetorit që një sulm i befasishëm për Izraelin. Veprimet e para ushtarake qenë në favor të arabëve. Sidoqoftë, ushtria hebreje e organizuar mirë dhe e pajisur me armë amerikane shpejt fitoi epërsinë.
Ushtria hebreje e mbështetur nga forcat ajrore amerikane, rimori hovin duke thyer mbrojtjen egjiptiane në vendin e quajtur Al-Difrisëar, në pjesën lindore të Kanalit të Suezit si dhe shtinë në dorë territoret e Lartësive Golan, që i kishin humbur përkohësisht, madje ajo arriti të pushtojë edhe 39 fshatra siriane. Suksesi i paktë që patën ushtritë arabe në Luftën e Tetorit u paraqit shumë i fryrë nga mediat arabe, si një fitore madhështore dhe liderët egjiptiano-sirianë, sidomos Anvar Sadati u potretizuan si heronj kombëtar.
Më 22 tetor 1973, u shpall armëpushimi, ndërsa Izraeli si zakonisht e shfrytëzoi këtë për zgjerim të territorit. Më 28 tetor 1973, Organizata e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën nr. 338, me anë të së cilës benë ndarjen e forcave.
Për luftën e Tetorit, mund të nxjerrim disa konkluza:
Lufta e Tetorit të vitit 1973, që lufta e parë ku arabët sulmuan dhe përdorën metodën e befasimit të armikut,
Kjo luftë ua ktheu ushtrive arabe vetëbesimin, pasi ky besim u lëkund gjatë luftës së vitit 1967 dhe pas saj ata e mposhtën mitin e ushtrisë së pathyeshme hebreje.
Kjo luftë mishëroi idenë e Islamit dhe unitetit, sepse në frontin e Sirisë luftuan forca prej Marokut, Irakut, Jordanisë dhe Arabisë Saudite, ndërkaq në frontin egjiptian luftuan forca prej Sudanit, Algjerisë dhe Palestinës. Gjithashtu ajo gëzonte përkrahjen e shumë vendeve muslimane, si të Pakistanit dhe Turqisë.
Për herë të parë nafta u shfrytëzua si armë e efektshme në luftë. Shtetet arabe ua ndalën naftën SHBA-ve si dhe vendeve tjera të cilat e mbështetën ushtarakisht Izraelin. Protagonist kryesor i dy pikave të fundit, ka qenë mbreti Fejsal ibn Abdu-l-Aziz, mbret i Arabisë Saudite.
Lufta e Tetorit kushtoi shtrenjtë. Izraeli shpenzoi  5 miliardë dollarë. Shpenzimet e vendeve arabe kanë qenë edhe më të mëdha, por ajo kishte rritur moralin e arabëve.
Një nga rezultatet me të rëndësishme ishte përdorimi nga vendet arabe i ”armës së naftës“. Të zemëruar nga mbështetja amerikane dhe vendeve tjera perëndimore për Izraelin, dhjetë shtete arabe (duke filluar nga tetori 1973) filluan të zvogëlojnë prodhimin e naftës së tyre në 5% në muajt në vijim. Arabia Saudite e zvogëloi në 10% e më pas e ndërpreu gjithë eksportin për në SHBA.
SHBA të cilat importonin vetëm 11% të naftës nga vendet arabe nuk ishin goditur aq kaq sa Japonia dhe Evropa Perëndimore, të cilat importonin 82% dhe 72% të naftës së tyre nga Lindja e Mesme. Në mars të vitit 1974, prodhimi i naftës arabe ishte 15% më i ulët  se në mars të vitit 1973. Embargoja shkaktoi vështirësi ekonomike mjaft të mëdha, por ajo bëri që disa vende perëndimore të modifikojnë politikën e tyre ndaj arabëve.