Ukraina shpalli mobilizimin e përgjithshëm të të gjithë rezervistëve të saj, pasi Parlamenti Rus aprovoi kërkesën e presidentit Putin për të vendosur trupa në vend. 
Aktualisht, Rusia ka praktikisht nën kontroll të gjithë krahinën e Krimesë, së banuar me shumicë nga rusë etnikë, por kërkesa e presidentit Putin përfshinte të gjithë vendin.
Të paktën 15 mijë trupa ruse janë fluturuar drejt Sevastopolit në Krime, ndërsa ushtria po grumbullohet pranë kufijve ukrainas, gati për të nisur pushtimin, duke detyruar Kievin që të mobilizojë përveç ushtrisë së rregullt edhe 1 milionë rezervistë.
Ne mesdite, Kievi i drejtoi nje thirrje zyrtare SHBA-se dhe Britanise se Madhe per ndihme. Uashingtoni dhe Londra kane perseritur disa here mbeshtetjen per Ukrainen deri me tani, por duke u treguar te kujdesshem per te mos u angazhuar shprehimisht ne mbeshtetje ushtarake.
Në një deklaratë të publikuar në mesditë, kryeministri i Ukrainës, Yatsenyuk tha: “Praktikisht, vendit tim i është deklaruar luftë. I kërkojmë Putinit që të tërheqë urgjentisht trupat dhe të zbatojë marrëveshjet dypalëshe. Nëse ai do të jetë presidenti që nisi një luftë midis dy vendeve fqinje dhe mike, ndodhet vetëm disa centimetra nga objektivi i tij”.
Nëse Rusia do të shkelë kufijtë, besohet që Ukraina mund të shpallë mobilizimin e të gjithë meshkujve të aftë për të mbajtur armë, për të luftuar për mbrojtjen e vendit.
Në shpalljen e vendimit të mobilizimit, Andriy Parubiy, kreu i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Ukrainë theksoi se trupat janë vendosur tashmë në gatishmëri të plotë luftarake.
Presidenti i vendit, Olexander Turchynov ka paralajmëruar se fillimi i një lufte do të “sillte fundin e çdo marrëdhënie dypalëshe me Rusinë”.
Ai shprehu bindjen që Ukraina është në gjendje të mbrojë veten e saj, ndërsa në një thirrje adresuar kombit bëri thirrje për unitet në këtë “orë krize”.
Presidenti Obama zhvilloi ditën e shtunë një bisedë telefonike 90 minutëshe me homologun Putin, në të cilin i kërkoi në mënyrë të përsëritur që të respektojë integritetin territorial të Ukrainës dhe të tërheqë trupat aktuale nga Krimeja.
Presidenti Putin, nga ana e tij theksoi se Rusia rezervon të drejtën të ndërhyjë në Ukrainë për të mbrojtur interesat e rusëve etnikë dhe rusishtfolësve në të gjithë vendin.
 
Kliçko: Të shpallet mobilizimi i përgjithshëm i ushtrisë përballë agresionit rus
Një nga përgjegjësit kryesorë politik ukrainas, ish-kampioni i botës në boks, Vitali Klitçko, i kërkoi parlamentit që të shpallë mobilizimin e përgjithshëm përball asaj që ai e cilësoi si një agresion rus ndaj Ukrainës.
“Parlamenti duhet t’i kërkojë komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura që të shpallë mobilizimin e përgjithshëm të ushtrisë pas fillimit të agresionit rus kundër Ukrainës”, deklaroi Vitali Kliçko, në një komunikim për shtyp.
Ai kërkoi gjithashtu një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ndërkohë që në Moskë, Këshilli i Federatës miratoi përdorimin e ushtrisë ruse në Ukrainë.
Tensioni brenda Ukrainas, manifestime pro dhe anti-ruse
Ushtria ukrainase është në gjendje gatishmërie të lartë, pas miratimit nga Duma për dërgimin e trupave ruse ne Krime.
Presidenti në detyrë, Oleksander Turchynov tha se do të shtohen masat e sigurisë në godinat kryesore, përfshirë edhe impiantet bërthamore.
Kryeministri i ri, Arsenji Jacenjuk paralajmeroi se “veprimet e ushtrise nga Moska do te shenonin fillimin e luftes dhe fundin e marredhenieve”.
Tensioni po rritet jo vetem në Krime, por edhe në zonat ku jetojnë ruse etnike. U zhvilluan disa mitingje pro-ruse ne disa qytete te Ukraines te shtinen. Ne Donetsk, i konsideruar si bastioni i ish-presidentit Viktor Janukovych, disa protestues u shkëputën nga një turmë me 7000 persona për të marrë nën kontroll ndertesën e administrates lokale dhe për të ngritur aty flamurin rus.
Në Kharkiv, qyteti i dyte për nga madhësia në Ukrainë, dhjetera persona u plagosen ne perleshjet mes protestuesve pro dhe kunder Rusisë.
Në qytetin juglindor te Marupolit, qindra protestues me flamujt rus u mblodhen jashte bashkisë.
Pavarësisht zhvillimeve politike, të shtunën, vëzhguesit kanë parë një shtim të pranisë ushtarake ruse ne Krime.
Sipas raportimeve te fundit, dy lufteanije janë parë në brigjet e Krimese, duke shkelur marreveshjen e pranisë se Flotes Ruse ne gadishull.
Rreth 6 000 ushtare ruse dhe 30 autoblinda ndodhen aktualisht në Krime. Udheheqesi i sapozgjedhur i Krimes, pro-rusi, Sergei Aksionov i kerkoi ndihme presidentit Putin per te garantuar paqen ne gadishull.
Qeveria aktuale e Ukraines nuk e njeh as ate dhe as qeverine e tij dhe te shtunen permes nje dekreti e cilesoi zgjedhjen e tyre nga parlamenti rajonal, krejtesisht te paligjshme.
Obama-Putin, 90 minuta në telefon
Gjatë një bisede telefonike që zgjati 90 minuta, presidenti amerikan, Barak Obama i tha homologut rus, Vladimir Putin se Rusia ka shkelur ligjet ndërkombëtare duke dërguar trupa në Ukrainë.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë i kërkoi atij që ushtarët rusë të tërhiqen menjeherë drejt bazave në Krime.
Përmes njoftimit të Shtëpisë së Bardhë mesohet se presidenti amerikan i ka thënë atij rus se “mënyra për të adresuar çdo shqetesim duhet të jetë paqesore përmes angazhimit të drejtpërdrejte me qeverinë ukrainase dhe organizmat ndërkombëtare”.
Sipas Kremlinit, Putin i është përgjigjur Obamës se “Moska ruan të drejtën për të mbrojtur interesat e saj dhe të popullsisë rusisht-folëse në Ukrainë”.
Në kohën kur përpjekjet diplomatike po shtohen për t’i gjetur një zgjidhje situatës tejet të vështirë të krijuar në Ukrainë, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry u telefonoi ministrave te Jashtem nga Europa, kryediplomatit kanadez, shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Catherine Ashtonn dhe të dërguarit të Japonisë në SHBA, për të koordinuar hapat e metejshem.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon bëri thirrje për kthimin e menjehershem te qetesise dhe dialogut ne Ukraine, ndersa shefi i NATO-s, Anders Fog Rasmusen shkruajti ne “Tëiter”: “Nevoje urgjente per te ulur tensionet ne Krime”.
Këshilli i Sigurimit zhvilloi një mbledhje urgjente për krizën, të shtunën ndersa te dielen NATO do te kete nje seance te vecante per situaten ne Ukraine.
Ballë për ballë. Disa të dhëna për forcën e ushtrive ruse dhe ukrainase
Numri i forcave tokësore aktive
Ukraina: 57 mijë
Rusia: 395 mijë
Forcat ajrore (personeli)
Ukraina: 41 mijë
Rusia: 160 mijë
Flota detare (personeli)
Ukraina: 15 mijë
Rusia: 133 mijë
Të aftë për të mbajtur armë
Ukraina: 11,1 milionë banorë
Rusia: 69,1 milionë banorë
Tanke
Ukraina: 642
Rusia: 12 500
Mjete të blinduara
Ukraina: 2 065
Rusia: Mbi 16 mijë
Helikopterë
Ukraina: 72
Rusia: Mbi 840
Gjuajtës
Ukraina: 210
Rusia: Mbi 1 800
Bombardues
Ukraina: 36
Rusia: 177
Raketa (balistike)
Ukraina: 716
Rusia: Mbi 5 700
Raketa me mbushje bërthamore
Ukraina: 0
Rusia: Në gatishmëri 350, në rezervë mbi 10 mijë (me reze të ndryshme veprimi)