Mercedes-Benz edhe zyrtarisht ka prezantuar gjeneratën e re të limuzinës luksoze, S Class.
S Class e re është një veturë shumë e sigurt, me orientim ekologjik dhe inovative si dhe me një dizajn tejet tërheqës dhe modern dhe e tërë kjo me qëllim që të bëhet vetura më luksoze dhe në aspektin teknologjik më e avancuar që është prodhuar ndonjëherë nga kjo kompani.
Dizajni revolucionar i cili kombinon maskën e përparme sportive të potencuar me një rrjetë më të madhe të ftohësit dhe pjesën e pasme të butë dhe të lëshuar të cilat japin përshtypjen elegante, janë tiparet e kësaj limuzine të re luksoze. Do të jetë kjo një veturë ndjeshëm më ndryshe se gjenerata e mëparshme, ndërsa gjithashtu pritet të plotësojë hendekun të cilin e ka lënë modeli Maybach. S Class do të dallohet edhe me sistemin e përparmë të dritave të cilat janë plotësisht në teknologjinë LED.
Një e veçantë tjetër e këtij modeli, ka të bëj në aspektin aerodinamik, pasi do të ketë koeficientin e rezistencës së ajrit prej vetëm 0.24. Interieri edhe më tutje është njëra nga tiparet kyçe tek limuzina e re dehe arsyeja kryesore pse blerësit përcaktohen pikërisht për S Class.
Këtu në veçanti duhet përmendur elementet zbukuruese luksoze nga druri, ndërprerësit metalik dhe elementet e qepura nga lëkura. Aty është edhe ora analog, tastiera e telefonit e ndjeshme në prekje dhe dy ekrane 12.3 inç me rezolucion të lartë, njëri për instrumente dhe tjetri për sistemin Infotainment. Pra në këta dy ekran të shkëlqyeshëm, ju mund të merrni të gjitha informacionet e nevojshme, si për vozitje, ashtu edhe për gjendjen në rrugë.
Pjesa e pasme mund të rregullohet edhe më tej me pesë lloje të ndryshme të ulëseve, duke përfshirë edhe të ashtuquajturën energjizim të ulëseve, e cila ka gjashtë funksione të masazhit, me ndihmën e 14 jastëkëve të ajrit të integruar në ulëse. Kur flasim për ulëset, gjithashtu duhet përmendur edhe pakon First Class Rear Seat me ulëse të ndara prapa dhe me një tavolinë që paloset sipas shembullit të modeleve Maybach.
Kjo pako gjithashtu përfshinë edhe mbajtësit termal për gota, i cili sipas nevojës pijen e mbanë të ftohtë apo të nxehtë. Aty janë edhe mbajtësit për duar me ngrohje, timoni me ngrohje, ulëse me ngrohje të avancuar, ndërsa aty është edhe pakoja Air Balance me filtra dhe jonizim të ajrit. Audio-sistemi standard ka dhjetë zmadhues zëri, por mund të porositen edhe sistemet Burmester Surround Sound apo Burmester High-End 3D Surround Sound.
Katër motorë në ofertë
Nën kapakun e motorit gjenden katër opsione të mundshme. Sa i përket opsionit të gjelbër, aty është sistemi S400 Hybrid, i cili nënkupton motorin hibrid 3.5 litërsh V6 i cili ofron 306 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 370 Nm. Kjo i mundëson kësaj veture që përshpejtimin nga 0 në 100 km/h ta arrij për 6.8 sekonda dhe shpejtësinë maksimale prej 250 km/h. Pastaj vjen versioni S300 BlueTEC Hybrid 2.1 litërsh me katër cilindra i cili jep 204 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 500 Nm.
Ky version përshpejtimin nga 0 në 100 km/h e arrin për 7.6 sekonda dhe arrin shpejtësinë maksimale prej 238 km/h. Versioni më i fortë është ai S500 4.7 litërsh V8 benzinë, i cili disponon me 455 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 700 Nm. Ky përshpejtimin nga 0 në 100 km/h e arrin për 4.8 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 250 km/h. Sa i përket harxhimeve, ato mesatare janë 6.3 litra, çka është e jashtëzakonshme duke marrë parasysh fuqinë që disponon.
4698 cc
Shpejtësia
250 km/h
Fuqia
455ps
Harxhimet
6.3l / 100 km
Interieri
Interieri edhe më tutje është njëra nga tiparet kyçe tek limuzina e re dehe arsyeja kryesore pse blerësit përcaktohen pikërisht për S Class
Shpejtësia
Kjo i mundëson kësaj veture që përshpejtimin nga 0 në 100 km/h ta arrij për 6.8 sekonda dhe shpejtësinë maksimale prej 250 km/h
Harxhimet
Sa i përket harxhimeve, ato mesatare janë 6.3 litra, çka është e jashtëzakonshme duke marrë parasysh fuqinë që disponon
Motori
Nën kapakun e motorit gjenden katër opsione të mundshme. Sa i përket opsionit të gjelbër, aty është sistemi S400 Hybrid, i cili nënkupton motorin hibrid 3.5 litërsh V6 i cili ofron 306 kuaj fuqi.
Categories