Disa ditë më parë, një ekstremist suedez, pikturoi në derën e xhamisë së Stokholmit, disa kryqe naziste. Menjëherë lajmi mori dhenë dhe u publikua jo vetëm në mediat lokale, por edhe në vende të tjera të ndryshme të botës.
Por, disa ditë më vonë, para namazit të sabahut, besimtarët u surprizuan kur u përballën me një fakt krejt të ndryshëm nga ai i disa ditëve më parë. Disa qytetarë suedezë, kishin vendosur vazo të vogla me lule në vendet ku më parë ishin pikturuar kryqet naziste. Sigurisht që ata ishin zgjuar shumë më herët sesa besimtarët, pasi u kishin paraprirë atyre dhe askush nuk i kishte parë. Për fat të keq, ky lajm nuk gëzoi të njëjtin popullaritet si i pari.
Sigurisht që ka njerëz të cilët gëlojnë nga vlerat, mirësjellja dhe toleranca me tjetrin. Janë pikërisht këta njerëz të cilët ruajnë ekuilibrin mes të mirës dhe të keqes në mbarë botën. /ardhmeriaonline/
Categories