nti i muzeut në Manastir ka vazhduar me rekonstruksionin dhe konservimin e “Jeni Xhamisë” në Manastir, në të cilin që më parë janë gjetur mbetje arkeologjike nga shekuj më parë.
Materiali i gjetur nga arkeologët lidhet me legjendën se në hapësirën ku tani gjendet xhamia, dikur ka ekzistuar një kishë e ashtuquajtur “Shën Gjorgji”, pasi nga gjurmimet e deritanishme janë gjetur vula dhe gjurmë tjera ku përmendet Shën Gjorgji, ka thënë për “Dnevnik” Zoran Altiparmakovski, konservues i lartë nga Muzeu, transmeton “Zhurnal”.
“Projekti jonë konservues i mbështetur nga Ministria e Kulturës, vazhdon me punë pasi qëllimi ynë është që ‘Jeni Xhamia’ të prezantohet si lokalitet arkeologjik dhe si galeri, funksion të cilin e ka pasur edhe më parë. Sipas këtij projekti, gjithçka që deri më tani është gjetur brenda dhe jashtë kësaj xhamie, do të jetë e hapur për publikun pasi do të vendoset në një konstruksion të xhamit brenda xhamisë. Në fazën e ardhshme do ta hapim pjesën e altarit të xhamisë, kurse në fazën e ardhshme do të bëjmë konservimin dhe restaurimin e të gjithë xhamisë”, tha Altiparmakovski.
Nga Enti dhe Muzeu informojnë se qëllimi kryesor i këtij projekti të mbështetur nga Ministria e Kulturës është që “Jeni Xhamia” në Manastir t’i ngjajë “Aja Sofies” në Stamboll, e cila në pamjen e jashtme është xhami, kurse brenda ka të vendosura ikona krishtere. /Zhurnal/