Kosova para disa ditësh vendosi masën për ndalesë të importit për prodhimet e Maqedonisë, ku bënin pjesë: ushqimi, duhani, alkooli, me arsye se kjo është për shkak të importit të kushtëzuar të miellit nga ana e Maqedonisë.
Por, nuk ka vonuar edhe kundërpërgjigja e Qeverisë së Maqedonisë ndaj këtij vendimi të autoriteteve kosovare.
Qeveria e Maqedonisë prej mbrëmë ka nis me aplikimin e taksës hyrëse për qytetarët e Kosovës si dhe mjeteve transportuese.
Siç mësohet në mbledhjen e fundit është vendosur aplikimi i taksës si kundërpërgjigje ndaj embargos së vendosur nga Prishtina për prodhimet e ndryshme të Maqedonisë.
Vendimi parasheh që nga prej mbrëmë të hyjnë në fuqi taksat, me ç`rast 2 euro do të paguaj çdo shtetas i Kosovës që hyn në Maqedoni, 5 euro çdo makinë dhe 20 euro kamionët dhe autobusët.
Aplikimi i taksës do të jetë në fuqi nëse pala kosovare nuk tërheq embargon ndaj prodhimeve të Maqedonisë. Kjo masë e vendosur nga Shkupi u paralajmërua dy ditë më parë nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev, të cilët kanë theksuar se do të shqyrtohen strategji dhe opsione në rast se pala kosovare nuk tërheq embargon.
“Ne kemi tentuar që përmes bisedimeve ti normalizojmë gjërat, dhe në rast se kjo nuk ka sukses, janë të mundshme të gjitha opsionet”, ka theksuar Gruevski.  Masa e tillë e paralajmëruar nga Shkupi ka nxitur reagimet e para të mediave dhe qytetarëve të Kosovës.
/tetova1-almakos/