CNN ka publikuar një video ku tregon për sulmime gaz e bërë në Siri, ku fëmijë dhe të rritur janë shtrirë për tokë me sytë e mbyllur dhe të mbuluar nga çarçafë të bardhë. Pamjet e tmerrshme të marra nga13 video tregojnë fëmijët që mbajnë sytë mbyllur dhe dridhen, ndërsa nxjerrin shkumë nga goja dhe disa burra të tjerë që vjellin në tokë.
Ndihmësit hedhin ujë në fytyrat e të plagosurve, ndërsa nuk mungojnë ulërimat në sfond.
Këto pamje i janë prezantuar anëtarëve të senatit amerikan.
Ndërsa tani për herë të pare, CNN i hedh në transmetim për publikun, ndërsa shton se nuk ka vërtetuar materialin.
CNN gjithashtu nuk tregon kush kanë qenë autorët e videove, por sipas tyre senatorët janë siguruar se bëhet fjalë për materiale origjinale.
“Publiku ka të drejtë të njihet me këto prova”. Kështu ka deklaruar stafi i këtij rrjeti gjigant.
Sipas të njëjtit burim, me anë të këtyre videove, anëtarët e kongresit po binden për nevojën e një sulmi mbi regjimin sirian.
/Shekulli Online/