Universiteti shtetëror  i Tetovës sot ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi  me Komunën  e Tetovës.
Kjo marrëveshje parasheh zhvillimin dhe përmasimin  e marrëdhënieve të partneritetit midis USHT-së dhe komunës së Tetovës tha rektori I USHT-s Vullnet Ameti.
Ai gjithashtu tha se këto dy institucione do të organizojnë aktivitete në fushën e Historisë dhe kulturës shqiptare si seminare , konferenca dhe punëtori.
Ndërsa kryetarja  e Komunës  Tetovës  Teuta Arifi tha  se kjo marrëveshje ka një rëndësi të veçantë për institucionin  tonë pasi që mund të përzgjedhim kuadrot më të mirë për  institucionet tona.