Qendra për gjuhë të huaja, kurse përgatitore dhe trajnime me kërkesën e disa maturantëve të Gjimnazit të Tetovës të cilët kanë parashtruar kërkesë për mbajtjen e trajnimeve se si realisht mund të zgjedhin më së miri profesionin , faktikisht ku do të orientohen ata pas përfundimit të maturës, organizojë ligjeratë më qëllim që të ndikojë që studentët e ardhshëm të vendosin se çfarë drejtimi të orientohen .
“Në bazë të një hulumtimi të cilin paraprakisht e kemi realizuar se cilat janë profesionet të cilat i parapëlqejnë më së shumti të rinjtë e këtij nënqielli, gjithashtu pjesë e kësaj ligjërate ishte implementimi i një pyetsori me ç’rast ky pyetsor do tu shërbej gjeneratave të reja që të mos i bëjnë gabimet si ato maturantë të cilat kanë zgjedhur profesione të caktuara në të kaluarën.Gzon fakti që një kërkesë e këtillë ishte në këtë kohë, sepse rëndom stafet profesionale në shkollat ku mësojnë këto nxënës nuk ju kushtojnë shumë rëndësi kësaj discipline apo kësaj sfere apo orientimit professional të të rinjëve. Është për tu admiruar fakti që këta të rinj kanë zgjedhur fillimin e vitit shkollor për të ndjekur një trajnim të këtillë”, theksoi Muhamed Jonuzi, drejtor i Qendrës Fluent.
Në takimin e parë të pranishëm ishin një numër i konsiderueshëm i nxënësve të Gjimnazit të cilët kishin shprehur interesim për këtë mënyrë të vendosjes për të ardhmen e tyre.
Është kjo hera e parë që një aktivitet i tillë të organizohet me kërkesën e vetë nxënsve dhe atë në fillim të vitit të fundit të shkollës së mesme !