Seanca e parë e Kuvendit të ri ka zgjatur pak minuta. Namik Dokle ka mbajtur fjalën hapëse dhe në fund të saj ngriti komisionin e verifikimit të mandateve. Seanca e ardhshme parlamentare do të mbahet nesër në orën 11:00.
18:10 – Në sallën e Kuvendit ashtu si edhe legjislaturën e kaluar do të mungojë kreu i opozitës. Por ndryshe nga legjislatura 2009-2013 në sallën e Kuvendit do të jetën Edi Rama dhe Sali Berisha, të cilët dominojnë jetën politike të vendit që prej vitit 2005. Këto pak minuta që Berisha qëndroi në sallën e Kuvendit, ai ishte i përqendruar tek iPad-i. Ndërsa Rama që ulet për herë të parë në karriget e Kuvendit ishte plotësisht i fokusuar tek seanca.
Kryeministri i ardhshëm ka zgjedhur të ulet diku nga reshtet e mesit, ku në krah ka kreun e grupit të PS-së, Gramoz Ruçi dhe nga krahu tjetër deputetin, Taulant Balla. Rama do të qëndrojë në këtë vende edhe për pak seanca, deri në miratimin e tij si Kryeministër. Ndërsa Sali Berisha është ulur në rreshtin e dytë në krahun e të djathtëve. Në krah të djathtë ka Jozefina Topallin ndërsa në krahun e majtë, Ridvan Boden.
 

 

Mblidhet Kuvendi i ri, Berisha me iPad, ndërsa Rama i fokusuar tek seanca (VIDEO)
Publikuar më 09.09.2013 | 16:50

220 2

18:20 – Seanca e parë e Kuvendit të ri ka zgjatur pak minuta. Namik Dokle ka mbajtur fjalën hapëse dhe në fund të saj ngriti komisionin e verifikimit të mandateve. Seanca e ardhshme parlamentare do të mbahet nesër në orën 11:00.
 
18:10 – Në sallën e Kuvendit ashtu si edhe legjislaturën e kaluar do të mungojë kreu i opozitës. Por ndryshe nga legjislatura 2009-2013 në sallën e Kuvendit do të jetën Edi Rama dhe Sali Berisha, të cilët dominojnë jetën politike të vendit që prej vitit 2005. Këto pak minuta që Berisha qëndroi në sallën e Kuvendit, ai ishte i përqendruar tek iPad-i. Ndërsa Rama që ulet për herë të parë në karriget e Kuvendit ishte plotësisht i fokusuar tek seanca.
Kryeministri i ardhshëm ka zgjedhur të ulet diku nga reshtet e mesit, ku në krah ka kreun e grupit të PS-së, Gramoz Ruçi dhe nga krahu tjetër deputetin, Taulant Balla. Rama do të qëndrojë në këtë vende edhe për pak seanca, deri në miratimin e tij si Kryeministër. Ndërsa Sali Berisha është ulur në rreshtin e dytë në krahun e të djathtëve. Në krah të djathtë ka Jozefina Topallin ndërsa në krahun e majtë, Ridvan Boden.

Seanca e parë
Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit do të mblidhen sot për herë të parë, që do të shënojë dhe nisjen e legjislaturës së re parlamentare.
140 deputetët e zgjedhur me sistemin proporcional rajonal do të jenë të ndarë në pesë grupe parlamentare ndërsa ndarja mazhorancë-opozitë pritet të jetë 83 për të majtët dhe 57 për të djathtët.
Seanca e parë do të drejtohet nga Nakim Dokle pas refuzimit të deputetit më të vjetër Sali Berisha, të cilit në bazë të rregullores i takonte të ishte drejtues i seancës hapëse.
Vendimi i parë që do të marrin deputetët e rinj do të jetë pikërisht zgjedhja e Kryetarit të Parlamentit. Kandidati i mazhorancës do të jetë Ilir Meta dhe pritet të zgjidhet në këtë post. Kurse opozita e djathtë ende nuk ka bërë të ditur kandidatin e saj. Votimi pritet të mbahet nesër në orën 11:00.