Mbrëmë, më datë 30 korrik 2013, ditë e martë, Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë mbajti mbrëmje kuranore në Kumanovë. Aktiviteti në fjalë u mbajt te ish-komiteti komunal në Kumanovë, me fillim prej ora 23:00.
Lexues të kësaj mbrëmjeje kuranore ishin lexuesit nga Kosova Kreshnik Abdullahu, Egzon Ibrahimi dhe Hakim Iljazi.
Që të tre me zërin e tyre kumbues bënë që te të pranishmit të përcillen emocione. Ky aktivitet bëhet në kuadër të aktiviteteve që Forumi Rinor Islam po i realizon me rastin e muajit ramazan për sivjet.
 

1078352_560979243959617_344582849_n
Mbrëmja Kur’anore në Kumanovë

Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam