Categories
Lajme FRI

Mbrëmje Islame në Tetovë nga Sektori i Femrës

Sektori i Femrës në Tetovë më  17.07.2014, në sallën e Pallatit të Kulturës në Tetovë realizoi “Mbrëmjen Islame”
Leximi i disa ajeteve të Kur’anit nga Ajla Xhemaili ishte edhe fillimi i këtij manifestimi, ku më pas pasoi me fjalën përshëndetëse të përgjegjëses së Sektorit të Femrës Dega Tetovë znj. Ganimete Shasivari,  ku ceku aktivitetet e realizuara gjatë muajit të Ramazanit dhe të cilat do të vazhdojnë deri në fund të muajit.
Pastaj programin e begatoi  ligjëruesja Sumeja Peza me “Këshillat e Muajit Ramazan” ku tha edhe pse jemi në 10 ditëshin e fundit ku është shpëtim nga zjarri i Xhehnemit , në këto ditë e kemi edhe natën e Kadrit e cila vlera e saj është sa 10000 muaj,  duaja që më së shumti duhet bërë këto ditë është “Allah ti je falës e donë faljen andaj më fal mua”.
Pjesa artistike vijoi me nxënëset që kanë ndjek projektin “ Talentiumi”, Ramije Memishi recitoi poezin” Ramazani”,Vjollca Idrizi dhe Adisa Sejdia  performuan dialogun “Une dhe Hija” dhe Besa Alili monologun “U nda Hëna”.
Për sa i përket agjërimit të muajit të Ramazanit në aspekte shkencore, anëtarët e degës së Tetovës studentet e  mjekësisë Suada Emruli dhe Besa Alili, pregatitën dokumentarin me temë “Dobitë e agjërimt në aspektin shëndetësor”, ku të gjithë u ndanë të kënaqura nga përfimiti ë këtije dokumentari.
Gjate këtij programi pjesmarrëse ishin edhe korri  “Rejjan”  nga Shkupi që e zbukuruan këtë mbrëmje me këndimin e Ilahijeve.

10534589_548765465228726_3677987458924306670_n
Mbrëmje Islame në Tetovë

Mbrëmje Islame në Tetovë

Mbrëmje Islame në Tetovë

Mbrëmje Islame në Tetovë

Mbrëmje Islame në Tetovë

Mbrëmje Islame në Tetovë

Mbrëmje Islame në Tetovë

 
 

Exit mobile version