Categories
Dita Botërore e Mbulesës Lajme FRI

Mbulesa, mirësi dhe edukim

Hamdije Jonuzi, studente e psikologjisë

Për të dhënë një mendim rreth këtij drejtimi do të ishte një gjë e bukur, pasiqë vet mbulesa e përbën bukurinë. Të flasësh për një veprim ku ti vepron të njëjtën ndoshta do të ishte e mirë për ty dhe e kundërta për të tjerët.

Mbulesa është besim, mirësi, pastrim dhe mbi të gjitha edukim. Mendoj kështu sepse e gjej veten këtu. Mbulesa është besim: ka të bëjë me lidhjet e tua rreth çështjes së fesë, sa je e bindur në fenë që po pohon dhe sa i praktikon dispozitat fetare. Mbulesa është mirësi: ajo të largon nga harami dhe të mbron nga e keqja, mbulesa të sjell të mira për shëndet, verës të mbron nga rrezet ultra vjollcë, ndërsa dimrit të mbron nga i ftohti, poashtu të ngrit në moral.

Mbulesa është gjithashtu pastrim: çdokush kërkon që të konsumojë gjëra që janë të mbuluara kundrejt gjërave të zbuluara. Dhe, mbi te gjitha edukim nëse ti je e edukuar padyshim je edhe e mbuluar.

Sikur njerëzit ta dinin dhe ta ndjenin ëmbëlsinë dhe rehatinë e kësaj çështjeje, ndoshta nuk do të paragjykonin e ndoshta edhe do ta praktikonin të njëjtën.

Jemi në një kohë ku pak njerëz mendojnë dhe më pak veprojnë, pak lexojnë dhe shumë komentojnë, dhe pa argumente mundohen të të paragjykojnë. Si përfundim mbulesa është obligim për ata që pranojnë obligime dhe nënçmim për ata që s’din të bëjnë vlerësime.

Jam krenare për zgjedhjen që kam bërë edhe pse jam ballafaquar me kritika dhe paragjykime. 

Exit mobile version