PYETJA: Dëshiroj të dijë se a veproj drejt në namaz.Unë kur falem i mbylli sytë, sepse kështu ma mirë koncentrohem dhe nuk më shkon mendja diku tjetër?
Dr. Bashkim ALIU
PËRGJIGJA:
Fillimisht duhet theksuar se besimtari duhet të mundohet maksimalisht ta falë namazin dhe mos i ikë asnji namaz.Poashtu, duhet të jetë i kujdesshëm maksimalisht që mendjen ta ketë në namaz, e jo jashta tij.
Mirëpo, kur themi se besimtari duhet të jetë i koncentruar forte në namaz, kjo i referohet praktikës pejgamberike, gjegjësisht duhet të kthehemi në sunetin e Pejgamberit s.a.v.s. që t’i mësojmë mënyrat e të qenit i koncentruar në namaz.
Së këndejmi, suneti i Pejgamberit s.a.v.s. i ardhur deri ten e në mënyrë autentike, si dhe praktika e gjeneratës më të dalluar të këtij ummeti-sahabeve, nuk përmend se Pejgamberi s.a.v.s. dhe shokët e tij i kanë mbyllur sytë në namaz që të arrijnë koncentrim dhe devotshmëri.
Ajo që është përmendur prej mënyrës së namazit të Pejgamberit s.a.v.s. është se ai ka shiquar në vendin e sexhdes, dhe ka qenë i koncentruar, pa mos i mbyllur sytë.
Koleksionuesit e haditheve, transmentojnë se i dërguari i Allahut ka thenë:”Daluni, ashtu si më shihni mua duke u falur”.Ndërkaq, ai nuk i ka mbyllur sytë.
Pra, thenë shkurt, pejgamberi s.a.v.s. nuk i ka mbyllur sytë, dhe nuk është mirë që muslimani t’i mbyll sytë.
Mirëpo, kur themi se nuk është mire, nuk do të thotë se është rreptësisht e ndaluar, gjegjësisht haram.Disa dijetar e kanë lejuar që njeriu t’i mbyll sytë në namaz, nëse me të vërtetë në këtë mënyrë arrinë koncentrim më të madh, në veçanti në kohën e sotme kur bëhen gara në zbukurimin e xhamive jashtë dhe Brenda.Kështu, ndodh që njeriu ta humb mendjen pas zbukurimeve të xhamisë, e ta harroj se është duke u falur.
Ky mendim është i logjikshëm, dhe nuk e shohim se bie ndesh me praktikën e Pejgamberit s.a.v.s. në mënyrë mohuese.
Për atë, themi se parimisht nuk mbyllen sytë në namaz.Besimtari duhet të mundohet sy çelë të arrijë koncentrim.Por, nëse ndonjëri ka ndonji arsye, fjala vjen si të humbet pas zbukurimeve, mund t’i mbyll sytë për të arritur koncentrim, edhe pse kjo nuk është e preferuar.Personi i këtillë duhet ta ushtrojë veten që ta arrijë koncentrimin ashtu si ka vepruar edhe Pejgamberi s.a.v.s.
 
Allahu e di më së miri.