Pas Romela Begajt dhe Hysen Pulakut, edhe kampioni shqiptar i botës në peshëngritje, Daniel Godelli, ka rezultuar pozitiv në testin antidoping të bërë pas Botërorit të Kazakistanit.
Lajmi është konfirmuar vetë nga Federata Botërore e Peshëngritjes në adresën e saj zyrtare në internet, e cila raporton se Daniel Godelli ka rezultuar pozitiv me anti-doping.
Krahas tij, në të njëjtin njoftim, Fedarata Botërore e Peshëngritjes, jep njoftimin edhe për peshëngritësin tjetër Hysen Pulaku, i cili edhe ky ka rezultuar pozitiv me stazonol.
“Testi i marrë nga Daniel Godelli nga Shqipëria, ka evidentuar gjurmë të substancës së ndaluar stanozolol dhe si pasojë sportisti është pezulluar – deri në kryerjes e testit të thjeshtë B – pasi mund të ketë thyer rregullat e anti-dopingut. Federata Botërore e Peshëngritjes, nuk jep asnjë koment tjetër deri në mbylljen e kësaj çështjeje”, – lexohet në njoftimin e kësaj federate.
godelli (1)
Në këtë mënyrë, shkon në tre numri i peshëngritësve tanë që kanë rezultuar pozitiv në testin antidoping pas Botërorit në Kazakistan (Godelli e Begaj) dhe veprimtarisë në Qipro (Pulaku).
Si Romela Begaj, ashtu edhe Godelli e Pulaku, kanë rezultuar me të njëjtën substancë të ndaluar, stanozolol, duke hedhur dyshimet se pwrdorimi i këtij dopingu mund tw ketë qenw i organizuar dhe i paramenduar. Megjithatw, Godelli e Pulaku do tw kwrkojnw tw bwjnw edhe testin B.
Daniel Godelli u shpall kampion bote në peshen 77 kg, duke marrë 2 medalje ari dhe 1 argjendin. Ndërsa Pulaku mori pjesë në peshën 85 kg dhe zuri vendin e 10 në dygarësh. 22-vjeçari Pulaku rezultoi pozitiv edhe në Olimpiadën e Londrës në vitin 2012 dhe u pezullua për 2 vjet nga çdo garë.
hysen
Tashmë pritet konfirmimi zyrtar nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes sa i përket këtij skandali. Nëse konfirmohet zyrtarisht (pas kryerjes së testit B te sportistët), atëherë përjashtimit të Godellit dhe Pulakut, pritet t’i shtohet edhe përjashtimi i federatës sonë të peshëngritjes nga aktivitetet ndërkombëtare.
11 dhjetor 2014 (gazeta-Shqip.com)
Ja çfarë është substanca e Stanozololit

Kjo substancë është sintetike dhe përdoret kryesisht për kurimin e anemisë, si dhe disa sëmundje të tjera. Stanozololi ndihmon në rritjen e masës muskulore, shtimin e rruazave të kuqe në gjak dhe forcimin e kockave.
Përdorimi i kësaj substance te njerëzit lejohet që prej vitit 1962, ndërkohë që prej vitit 1974, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (CIO) e ka vlerësuar atë si një substancë të ndaluar për sportistët.
 Ky lloj dopingu nuk është një risi në botën e sportit, pasi në të kaluarën shumë sportistë kanë paguar pasojat e përdorimit të tij. Me përdorimin e substancës së stanozololit kanë rezultuar pozitivë në të kaluarën dhe kampionë të mëdhenj si Ben Xhonson, që humbi titullin olimpik në garën e 100 metrave në Olimpiadën e “Seul 1988″, apo rusja Ivanova, e cila u pezullua për dy vjet në vitin 1997 dhe ju hoq medalja e argjendtë në Botërorin e Atletikës në garën e 10000.