Categories
Lajme FRI

Me iftarin e madh, nisën Netët e Kulturës Islame në Kumanovë

Në sheshin e qytetit të Kumanovës, Forumi Rinor Islam – dega Kumanovë organizoi iftarin e madh tradicional. 

Të pranishëm ishin mbi 500 persona, qytetarë të Kumanovës dhe komunës së Likovës, dhe atë të përkatësive të ndryshme fetare, e kombëtare si dhe përfaqësues të institucioneve lokale, organizatave joqeveritare etj.

Në këtë ngjarje, fjalë rasti pati nënkryetari i FRI-së dega Kumanovë, Erduan Kurtishi, i cili përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi të pranishmit, aktivistët e donatorët për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakusht ndaj punës së FRI-së. 

Fjalë rasti pati edhe kryetari në nivel qendror, Fisnik Shabani, i cili mes tjerash potencoi edhe qëllimet e këtij aktiviteti. Në fund fjala iu dha edhe kryetarit të komunës së Likovës, Erkan Arifit, i cili përgëzoi organizatorët për një organizim të tillë. 

Ky iftar, përndryshe shënon edhe fillimin e aktivitetit Netët e Kulturës Islame, që do realizohet në shesh të qytetit dy netë radhazi.

Exit mobile version