Ministria e Ekonomisë në vitin 2014 do të financojë 10 kompani për implementimin e standardit “Hallall”, tha sot ministri Valon Saraçini.
“Për vitin e ardhshëm kemi paraparë 3.1 milion denarë, për të cilat mendojmë se janë të mjaftueshme për mbulimin e plotë të harxhimeve të 10 kompanive të cilët do të paraqiten në konkursin publik të Ministrisë për Ekonomi, për vendosjen e standardit “Hallall”, tha ministri për ekonomi,Valon Saraçini, në konferencën e sotme për shtyp.
Ai, u bëri thirrje të gjitha kompanive të interesuara që të risin eksportin e tyre dhe të cilët janë të interesuar për të qenë prezent në tregjet e treta, të paraqiten në konkurs, duke filluar nga 27 janari, duke kompletuar dokumentacionin e nevojshëm dhe të fitojnë mjetet e nevojshme për të mbuluar harxhimet për implementimin e standardit “Hallall”.
Saraçini, përkujtoi se Ministria për Ekonomi, sivjet kishte paraparë mjete financiare për mbulimin e harxhimeve për shërbime konsultative për aplikimin e standardit “Hallall”.
Drejtori gjeneral i Allkalloidit, Zhivko Mukaetov, informoi se kjo kompani ka vendosur standardin “Hallall”, dhe kjo u ndihmon që të jenë prezent në tregun arab.
Hallall, tregu është një ndër tregjet me rritje më të shpejtë. Shkalla e deritanishme e rritjes arrin 40 për qind në vjet, ndërsa për vitin e ardhshëm pritet të jetë 50 për qind.
Tregu botëror i prodhimeve Hallall, vlerësohet në 650 miliardë dollarë në vit, ndërsa Hallall tregu në rreth 66 miliardë euro në vit. Në vendet e Evropës Perëndimore dy të tretat nga konsumatorët e Hallall prodhimeve nuk janë myslimane, por për ata ky standard është sinonim i ushqimit të shëndetshëm.
Me mjete shtetërore 10 kompani do të mund të vendosin standardin “Hallall”
previous article
Greqia pritë Vjosës, Maqedonia Drinit të Zi
next article
Turqi, zbulohet polici paralele (foto)
you might also like
21 hours ago
2 days ago
1 week ago




