Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam këtë vit e shënoi 1 shkurtin, Ditën Botërore të Mbulesës me një panel diskutimi me temë “Femra në pasmodernitet, mes shfaqjes së identitetit të saj dhe paragjykimeve” i cili panel u realizua në hapësirat e Info Qendrës së FRI – së, në Shkup.

Fillimisht të pranishmet i përshëndeti përgjegjësja e Departamentit të Femrës, Zubejda Murtezi e cila theksoi: “Vendosëm që kësaj rradhe këtë ditë ta shënojmë me një panel diskutimi me qëllim që t’i orientojmë femrat me mbulesë që hasin paragjykime, diskriminime të ndryshme nëpër institucione. Gjithashtu fuqishëm besoj në ambiciet dhe vullnetin e një femre pavarësisht dukjes së saj.”

Psikologeja, Mr. Alije Alimi e filloi këtë panel së pari duke falenderuar organizatorët dhe më pas sqaroi dallimin që duhet të bëjmë mes paragjykimeve dhe diskriminimit. Mes tjerash potencoi: “Mendimet paragjykuese janë stereotipe të gabuara. Kontakti i duhur dhe komunikimi i drejt parandalon paragjykimet. Përmirësimi i raportit me të paragjykuarat, ndihmon për të përgënjeshtuar mendimet e gabuara ndaj tyre.”

Më pas vazhdoi panelistja e dytë, juristja Mr. Xhemile Saliu e cila përgëzoi Forumin Rinor Islam për këtë iniciativë. Gjithashtu përmendi nenin 8 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë i cili parasheh vlerat themelore të rendit kushtetues të vendit, me të cilin nen vërejmë se kushtetuta fillimisht në mënyrë të përgjithshme u garanton të drejtat dhe liritë qytetarëve në R.M, pa bërë diskrimin ndaj gruas. Poashtu informoi dhe orientoi më detajisht të pranishmet se si duhet vepruar në rast diskriminimi nëpër institucione.

Pjesa e fundit u takoi të pranishmeve të cilat u parashtruan pyetje panelisteve dhe rrëfyen shumë raste nga përvoja e tyre personale me çka edhe më shumë u zgjerua diskutimi dhe tema e lartëpërmendur.

FOTO NGA PANELI 

IMG_0163