Në Qendrën e FRI – së në Shkup u realizua takim i hapur me nxënës dhe student, me temë “Menaxhimi i stresit”.
Takimi filloi me fjalë përshëndetëse nga kryetari i FRI – së, Dega Shkup, Afrim Demiri, i cili përshëndeti të pranishmit dhe njoftoi të njëjtit për aktivitet që realizon departamenti për të rinj pranë FRI – Dega Shkup.
Para një numri shumë të madh të nxënësve dhe studentëve, protagonistja e takimit, ligjëruesja, prof. Edlira Destani, shtjelloi temën e lartpërmendur duke u njoftuar me stresin, llojet e saj dhe të menaxhuarit me të.
Pjesa e fundit e takimi u zhvillua nën atmosferën e bukur që krijuan pyetjet e të pranishmëve ndaj ligjërueses.
Shkup, 6 dhjetor 2022