Nuk bëhet fjalë për besimtarë mysliman të pasur nga ndonjë vend si Luksenburgu, Gjermania, SHBA-të apo Australia. Fjala është banorët mysliman të fshatit Delimaxhe të Tutinit në Serbi. Ata kanë investuar duke ndërtuar një xhami me dy minare nga më të lartat në Evropë dhe jo vetëm. Minarja ka një gjatësi prej 77.5 metra, e cila llogaritet të jetë më e larta jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë.
Minarja më e lartë në Evropën Perendimore, ndodhet në Stokholm të Suedisë, me 32 metra lartësi. Minare përafërsisht si ato të fshatit Delimaxhe, ndodhen në Grozni të Çeçenisë 62 metra e lartë dhe minarja e xhamis Qutub në Nju Delhi 72.5 metra.
Siç raportojnë mediat serbe, edhe për ndërtimin e kësaj xhami janë investuar qindra mijëra euro, ndërtimi i saj ende nuk ka përfunduar, pasi aty është planifikuar të ndërtohet një qendër e madhe islamike, me objekte të tjera mbështetëse.
Këto minare gjithashtu hyjnë në mesin e objekteve fetare në Serbi me lartësinë më të madhe. Tempulli i Shën Savës në Beograd është 70 metra i lartë, ndërsa me gjithë kryq arrinë 82 metra. Kulla e Kishës Katolike në Backa Topola është 72.6 metra e gjatë, dhe kisha Mariano në Novi Sad, 72 metra.
Fshati Delimaxhe, i banuar me mysliman ka hiq më shumë se 88 familje me rreth 300 banorë./reporteri/