Qeveria e Maqedonisë të hënën pritet të pësoj një mini- rekonstruim, i cili është shkaktuar si pasoj e mbajtjes së zgjedhjeve lokale, në të cilat, disa ministra nga partia shqiptare në pushtet do të garojnë në komunat me shumicë shqiptare në vend.
Agjencia e lajmeve INA mëson se, ministrat dhe zëvendësministrat të cilët garojnë në zgjedhjet lokale, sot do t’i depozitojnë dorëheqjet e tyre deri te kabineti i kryeministrit, Nikolla Gruevski. Ndërsa të hënën ose të martën Parlamenti do ti zgjedh ministrat e rinj nga partia e Ahmetit.
Zëvendëskryeministri i ri për Euro- integrime do të jetë ministri aktual i mbrojtjes, Fatmir Besimi, ndërsa në karrigen e ministrit të Pushtetit lokal, Nevzat Bejta, do të ulet zv/ ministri aktual i transportit, Tahir Hani.
Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Talat Xhaferi do të jetë ministër i mbrojtjes, ndërkaq, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Bajrami do të shkoj në vend të Tahir Hanit si zv/ministër i transportit. (INA)
EDITOR
12 years ago
previous article
Palestinezja më e vjetër refuzoi Librin Gines për shkak të shamisë!
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago