Shamia ishte e vetmja pengesë për palestinezën 124 vjeçare, Merjem Hamdan Ammash, të hyjë në Librin Gines të rekordeve si gruaja më të vjetër në botë
Sipas deklaratave të familjes së saj nga ajo, grua e cila pesë herë ka qenë në haxh dhe dhjetë herë në umre, është kërkuar ta heq shaminë dhe të dal para kamerave.
Sipas fjalëve të mbesës, Mahdi Helmi Ammash, ekipi nga i Ginesit ka pasur bisedime serioze me Merjemen, e cili ishte më e vjetër se francezja Luis Kalment – 122,5 vjet.
Gjatë bisedës ata i thanë se do të bëhet e popullarizuar, për çka ajo u përgjigj: “Oh, a do të më bëj kjo të lumtur? Më pas e pyeti njërin prej tyre sa vjet është dhe a është musliman. Ai u përgjigj se është dyzetvjeçar dhe se nuk është musliman, e ajo i tha: “Qenke mjaft i moshuar të dallosh çfarë është e drejtë e çfarë jo, por nuk je musliman. Kjo do të thotë, ose je shumë e vogël për të dalluar të vërtetën nga gënjeshtra, ose je me të meta. Sepse vetëm fëmija ose njeriu me të meta mund të besoj se fama mund ta bëj të lumtur në mesin e të vdekshmëve siç është ai, duke rrezikuar të poshtërohet para Krijuesit.”
“Prandaj, çfarë duhet të zgjedh”, tha Merjemja. “Të jem e famshme në mesin e atyre që nuk janë të famshëm ose e famshme në mesin e atyre me të cilët është i kënaqur Krijuesi? Nëse nuk mund të përgjigjesh, shko rritu dhe fillo të mendosh, dhe të premtoj se nuk do të vdes derisa të kthehesh”, i tha Merjemja me shaka.
Për çudi, pas shtatë muajve ky njeri e përqafoi Islamin, ndërsa Merjemja pas katër muajve ndërroi jetë.
Merjemja vdiq më 27 janar 2013, pa hyrë në librin e rekordeve si gruaja më e vjetër, ndërsa trashëgimtarët e saj do të luftojnë që ajo të regjistrohet, në bazë të dokumentacionit që tregon, si gruaja më e vjetër në botë.
Por, një gjë mbetet e paqartë pse ekipi Gines i kërkoi Merjemes ta heq shaminë?/igj/