Ndeshjet miqësore kanë dhuruar spektakël ditën e mërkurë. Gjermania arriti të përmbyste rezultatin ndaj Francës, duke fituar për herë të parë që prej 1987 në Paris, me rezultatin 2-1. Mathieu Valbuena kaloi në avantazh “Les Bleus”, por Tomas Muller dhe Sami Khedira kthyen gjithçka në favor të të besuarve të Joachim Loew në 45-minutëshin e dytë.
Një ndeshje me nivel të lartë nga të dyja kombëtaret, të cilat bazoheshin kryesisht në lojërat sulmuese. Kjo ishte fitorja e parë e Gjermanisë ndaj Francës në 25 vite, edhe pse u arrit me “ndihmën” e anësorit, i cili i anuloi golin e barazimit “gjelave” në minutën e fundit, me anë të Olivier Giroud.
Rooney dhe Lampard “rrëzojnë” Brazilin
Anglia festoi 150-vjetorin e Federatës së Futbollit (FA) me një fitore perfekte, 2-1 ndaj Brazilit, falë golave të Wayne Rooney dhe Frank Lampard. Përpara golit të sulmuesit të United, Ronaldinho humbi një shans të artë për të shënuar, teksa penalltia e tij u prit nga Joe Hart, ndërkohë që Fred barazoi rezultatin pas pushimit midis pjesëve.
Lampard shënoi golin e tij të 27-të në minutën e 60-të, duke i dhënë Anglisë fitoren e parë ndaj 5 herë kampionëve të Botës, pas më shumë se dy dekadash. Rooney shënoi golin e tij të 33-të me Anglinë, si dhe të parin në histori ndaj Selecao-s. Amerikano-jugorët do të kenë shansin të “hakmerren” në qershor, kur ekipi i Scolari-t të presë sërish “Tri Luanët” në “Maracana”, vetëm pak javë para nisjes së Kupës së Konfederatave.
Trajneri i Brazilit Luiz Scolari beson se Anglia e meritonte fitoren në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Wembley, por shtoi se humbja nuk e bezdis. “Nuk jam i zhgënjyer nga humbja. U përballëm me një ekip të fortë dhe me lojtarë cilësorë të cilët ishin në një formë të mirë. Duhet të përgëzoj të gjithë skuadrën për stilin e tyre dhe mënyrën e menaxhimit, pasi janë të fortë dhe të mirë organizuar. Nuk u surprizova” përfundoi Scolari.
Ibra dhe Messi, “në heshtje”
Argjentina mposhti 3-2 Suedinë në miqësoren e Solna-s, por dy superyjet e këtij dueli, Zlatan Ibrahimovic dhe Lionel Messi nuk arritën të shënonin emrat e tyre në listën e golashënuesve. Për “albicelestët” shënoi dopietë Gonzalo Higuain dhe një gol Sergio Aguero, ndërsa Jonas Olsson shënoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1 për suedezët. Në fund të ndeshjes, madje në minutën e 5-të shtesë, Rasmus Elm shënoi një tjetër gol “ngushëllimi” për vendasit.
Italia i falet Verratti-t
I aktivizuar si zëvendësues, në vend të De Rossi-t, Marco Verratti rrëmben një pikë të çmuar për Italinë në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Amsterdam, kundër Holandës. Cesare Prandelli kishte planifikuar një lojë sulmuese për të tijtë, por Gianluigi Buffon u mposht i pari nga Jeremain Lens.
Në pjesën e dytë, Italia e rriti ritmin dhe falë ndryshimeve të bëra në fushë, me Osvaldo-n, Gilardino-n dhe Verratti-n, arritën të barazonin shifrat në 1-1, pas një kombinimi të këtyre dy të fundit. Dyshja sulmuese e Milanit, Balotelli-El Shaarawy, edhe pse nuk arritën të shënonin ndonjë gol, dhanë shenja shpresëdhënëse për një të ardhme të ndritur për “Azzurri”-t.
Del Bosque lavdëron debutantët
Vicente del Bosque ka qenë i kënaqur me performancën e lojtarëve debutantë, si Isco, Cesar Azpilicueta dhe Mario Suarez, teksa Spanja mposhti bindshëm Uruguajin në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Katar. Fabregas shënoi në fillim për “La Furia Roja”, por Cristian Rodriguez barazoi shifrat për “celestët”. Gjithsesi, dopieta e Pedro Rodriguez në pjesën e dytë bëri të mundur që kampionët e Botës dhe të Europës në fuqi të dilnin me fitore nga fusha e blertë. Pavarësisht se golat u shënuan nga lojtarët me më shumë eksperiencë, trajneri i Spanjës i ka thurur lavde lojtarëve të rinj, të cilët vishnin për herë të parë fanellën e kombëtares iberike.

Për t’u veçuar
, humbja e Portugalisë në shtëpi 2-3 me Ekuadorin, ku pavarësisht golit të shënuar nga Cristiano Ronaldo, vendasit nuk mundën të dilnin me sukses nga kjo sfidë, ku golat për Ekuadorin u shënuan nga Valencia, Caicedo dhe një autogol i Pereira-s. Postiga ishte autori i golit tjetër të portugezëve.
France 1-2 Germany

France 1-2 Germany (Friendly) by goalsarena2012
Sweden 2-3 Argentina

Netherlands 1-1 Italy

Holland 1-1 Italy (Friendly) All Goals by goalsarena2012
England 2-1 Brazil

England 2-1 Brazil (Friendly) by goalsarena2012
Spain 3-1 Uruguay

Spain 3-1 Uruguay (Friendly) by goalsarena2012
Portugal 2-3 Ecuador

Bồ Đào Nha 2-3 Ecuardo (Giao hữu quốc tế… by f100003621573062