Forumi Rinor Islam – Dega Shkup nën moton “Ramazani, muaji i dashurisë” filloi me aktivitetet për nder të muajit Ramazan.
Nga një numër i madh i qytetarëve u mirëprit ky muaj i shenjtë në mes të Çarshisë së Vjetër të Shkupit me manifestimin tradicional “Mirë se erdhe Ramazan” manifestim ky i realizuar tanimë vite me rradhë.
Fillimisht u lexuan disa ajete të Kuranit Famëlartë nga hafizi i mirënjohur Xhemail Nuhiu. Më pas vijoi fjalë përshëndetëse nga nikoqiri i këtij manifestimi, kryetari i Forumit Rinor Islam – Dega Shkup, Abdulhamid Mustafa i cili duke ua uruar të gjithëve arritjen e këtij muaji, theksoi: “Forumi Rinor Islam këtë vit zgjodhi moton “Ramazani, muaji i dashurisë”, dashurisë ndaj Allahut, dashurisë ndaj Muhamedit a.s dhe profetëve tjerë, ndaj prindërve, ndaj mësimdhënësve, ndaj bashkëshortit/bashkëshortes, ndaj fëmijëve, ndaj fqinjëve.” Gjithashtu u përmendën edhe aktivitet të cilat planifikon të realizon FRI gjatë këtij muaji.
Si pika artistike të këtij manifestimi me çka u freskuan të pranishmit ishin ilahitë e kënduara nga Menduh Allajbegu si dhe monologu nga Medin Bajrami.
Në fund nën përcjelljen e salavateve të të gjithëve sëbashku simbolikisht u shënua arritja e Ramazanit.
EDITOR
6 years ago
previous article
FRI uron Ramazanin, muajin e dashurisë!
next article