Bukuria dhe vërtetësia e fesë Islame është ajo që rrezaton dhe ndriçon zemrat e atyre që dëshirojnë ta njohin të vërtetën ku dita ditës jemi dëshmitarë se numri i muslimanëve shtohet nga motrat dhe vëllezërit tanë që me vetëdëshirë e pranojnë Islamin.

 

Sot në xhaminë tonë “Mesxhidi Aksa” – Leverkusen pranuan Islamin pranë imamit Hoxhë Hasan Baftijari  dy vajza gjermane të quajtura Sandy dhe Angelika. Pasi Imami u shpjegoi rreth Islamit, u diskutua gjerë e gjatë rreth fesë islame dhe pasi që u konstatua së me bindje dëshirojnë ta pranojnë Islamin dhe pa imponim vajzat shqiptuan shehadetin- deklaratën Islame duke u bërë muslimane.

 

Tani e tutje Sandy do quhet Medina kurse Angelika do të quhet Nur. Allahu i forcoftë, Medinën dhe Nurin në Islam!

 

Leverkusen, 27 gusht 2022