“E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, prap atë do ta gjejë.” (Ez-zelzele: 7-8)
Njeriu është i ndërtuar në natyrën e vet, ai nuk është thjesht një pasion, një logjikë, trup, apo thjesht shpirt. Është tatëpjeta më e rrezikshme në të cilën mund të të rrësqasin kembët dhe të ç’orientohen mendjet. Njerëzit thellohen në botën e ëndrrave, e shumë veshtirë është të dalësh prej saj, lehtë është të ecësh në atë rrugë por a thua a e din se ku do të arrish!
Në një kuti të vetme ku është i humbur çelësi, aty ndodhet një ndjenjë e humbur, ndoshta aty mund t’a kishe humbur veten, qëndron në një skaj duke menduar me kokë dhimbje që nuk të vjen asgjë në mendje përveq planeve boshe, qëndron aty me veten tënde të vetmuar, mendon që i gjithë faji është i yti, sikur e gjithë bota donte të të zhduk që ti ato ti lësh rehat dhe të jenë të qetë pa prezencën tënde. Por mos të harrojmë se çdo dry i mbyllur kërkon çelësin e duhur për t’a hapur, sepse sado të përpiqesh ta hapësh me çfarëdo çelësi përpjekjet e tua do të shkojnë dëm, pa asnjë përfitim apo dobi . E vetmja gjë që vjen nga kjo është humbja e kohës dhe lodhja pa rendiment.
Jeni mbyllur në një dhomë të errët, në një dhomë të errët dhe te tmershme që nuk të lë të qetë të qëndrosh aty, është e frikshme,… Pse nuk e shikon botën e realitetit ?! Përse nuk e ndez llambën e diturisë që të çon drejt ardhmërisë ?! A mos harrove se çdo hap i fillimit është i vështirë, se çdo pengesë mund të tejkalohet… Por jo në atë dhomë të errët dhe jo me heshtjen tënde mbrenda vetes që nuk mund t’i gjejsh fjalët për të përshkruar një ardhmëri të plotë sepse ende nuk e njohe veten tënde që t’a ndezësh llambën e të hapërosh drejt realitetit…
Suksesi asesi s’arrihet me duar të lidhura e duar boshe, e vetmja rrugë që të qon drejt diturisë, drejt suksesit është puna. Puna është mjeku që na jep natyra, është gjëja themelore për lumturinë njerëzore. Shoh errësirë por nuk dalloj asgjë, Përsee?!… Kjo ndodh sepse sytë i ke ende të mbyllura para të vërtetës, jemi futur në një humnerë dhe të vërtetën e shohim si të pavërtetë, po e mohojmë atë që është më e bardhë se drita e diellit. Njerëzit janë humbur në errësirën e cila asesi nuk na sjell dobi, zemra e thyer më nuk po rreh, është coptuar në grimca shumë të imta, është e trishtuar që t’a arrij llambën e të merr çelësin e lumturisë. Nëse të vjen një shpresë sado e vogël që është dhe t’i hapë dyert e ëndrrave tua që ti të mund t’i realizosh e vetmja gjë që të nevojitet është të dalësh nga ajo dhomë e errët me llambën e ndriçuar, me qiriun e ndezur e të vazhdosh drejt rrugës së lumturisë, drejt rrugës së ardhmërisë me hapat e suksesit…
Nuk është shoqëria ajo që të shpie në errësirë, je vet ti o njeri që për sytë e tu errësira është bërë dritë. Një gjë për në fund deshta të shtojë: “Shoqëria, çfarëdo shoqërie qoftë, nuk mund të zhvillohet, apo të përparojë, apo të bëhet e lumtur thjesht me ligje dhe rregulla, me veprime dhe urdhëresa, me pushtetarë dhe drejtues, edhe pse nuk mund t’i shmanget nevojës për to…“ E vërteta është se ajo mund të arrijë zhvillimin dhe përparimin, nëse ekzistojnë zemrat dhe qëniet gjallëruese. Një fjalë e urtë thotë: “DREJTËSINË NUK E BËN LIGJI , POR ZEMRA E GJYKATËSIT”.
Kjo pra, është rëndësia e zemrës për atë që gjykon, ndërkohë për të tjerët dikush shprehet kështu: “NUK KA NDIKIM LIGJI MBI NE , NËSE NUK KEMI ZEMRA QË KUPTOJNË”…
Categories