Zjarrfikësit në Kinë kanë shpëtuar një djalë të porsalindur, i cili ishte hedhur brenda një gypi të ujërave të zeza të një tualeti. Banorët e një pallati në qytetin e Jinhua, Zhejiang, thërritën ekipet e shpëtimit të shtunën, pasi ata dëgjuan klithmat e fëmijës.
Ekipet e shpëtimit u përpoqën për të tërhequr fëmijën nga tubi, por dështuan dhe përfunduan duke e sharruar atë.
Foshnja, mendohet të jenë vetëm disa ditëshe, e u gjet brenda një tubi me diametër 10 cm. Videoja nga televizioni shtetëror tregoi zjarrfikësit dhe mjekët që punuan së bashku duke përdorur pinca për të shkurtuar tubin, për të marrë për fëmijën.
“Foshnja tani është në gjendje të qëndrueshme dhe zyrtarët janë në kërkim për prindërit e tij”,- thonë raportet.
Rasti u dënua në Weibo, versioni i Twitter-t në Kinë. Kina ka rregulla strikte të planifikimit familjar, me politika të të sjellit në jetë vetëm një-fëmijë.
Sakaq edhe çështjet financiare dhe sociale mund të ndikojnë në një çift. Foshnjet e lindura jashtë martese braktisen, ndërsa çiftet gjithashtu mund të përballen me gjoba nëse ata shkelin politikën e ‘një-fëmije’.
EDITOR
12 years ago
previous article
Telefoni “po i ul kokën shoqërisë”
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago