Categories
Lajme FRI

Muaji i lindjes së Muhamedit alejhi selam

O Pejgamber, Ne të Dërguam ty dëshmues, lajmëtar përgëzues e qortues, dhe me urdhrin e Allahut thirrës për në rrugën e Tij, dhe pishtar ndriçues” (Ahzab, 45-46)

Muhamedi alejhi selam u lind në një kohë kur njerëzimi pati nevojë për rrugën e tij më së shumti, kur vlera e e tij nëpërkëmbeshte, kur i bardhi nuk e duronte të ziun, gruaja nuk kishte asnjë vlerë ose thejshtë ishte objekt përdorimi, fjelën e kishin vetëm paria e pasur, i varfëri nuk përfillej, kur thjeshtë e zeza kishte mbuluar të bardhën.

Bota kishte nevojë për një dritë që do të ndriçonte gjithë këtë errësirë, ku i dituri digjeshte thjeshtë pse e thonte një të vërtetë shkencore. Kishte nevojë për një mësues dhe reformator që do të dëshmonte për një rend të ri shoqëror, duke e argumentuar atë me argumente të qarta, për një përgëzues që do të motivonte shoqërinë që kishte humbur kontrollin e timonit dhe ishte buzë gremisë, por edhe një qortues i cili do të qortonte të gjithë planprishësit dhe keqbërësit që e kishin bërë zanat të tyre të keqen dhe dekadencën. Kishte nevojë për një person që do ti ftonte ata në rrugën e Zotit të cilën rrugë vetëmse e kishin lënë pas dore, me qëllim të kënaqjes se egove të tyre të pa ngopura, pa patur frikën e llogaridhënjes (sepse ata këtu nuk i jepnin llogari askujt, por hoqën dorë edhe nga rruga e Zotit me pretekstin që mos japin llogari për atë që bëjnë edhe në botën e përtejme). Thjeshtë bota kishte nevojë për të parin kandil ndriçues sepse përplasja ishte gjigante në këtë errësirë që botës ja kishte kapluar të shikimin komplet. Thënë me një fjali: “E Ne nuk të dërguan ty (o Muhamed) për diç tjetër, veçse si mëshirë për të gjitha botët” (El-Enbija’ë, 107).

Zoti xh.sh. zgjodhi që nga qendra e Botës, pikërisht Mekka që të nxjerrë “nurin” e njerëzimit me anë të të cilit do të sfidonte “civilizimin” e mesjetës i cili ishte ndërtuar nga të fuqishmit që nuk bënte tju këthehet as fjala e lëre më të kundërshtoheshin në idetë dhe veprimet e errëta që i bënin.

Erdhi me vizion të qartë me bindje të fuqishme dhe me mision të kapshëm për të gjithë, ishte dhe do të mbetet alternativa më e mirë për rimëkëmbje të shoqërisë.

Një personalitet unik me të gjitha tiparet e një lideri global në të gjitha aspektet edhe pse për dikë ishte jo i këndueshëm ose jo i pasur, sikur që ishte Omer ibnul Hishami (Ebu Xhehli) e të tjerë, edhe pse ishte jetim ose nuk ishte fëmija i ndonjërit që kishte pushtet etj, por ai ishte personalitet që fjala dhe vepra e tij ishin në harmoni totale, ishte i dashur për të gjithë, i urtë, i butë, altruist, edukator, mendimtar, burrështetas e familjar, lider i pashoq, prind e bashkëshort model, ky ishte Muhamedi alejhi selam, për të cilin vetë All-llahu xh.sh. tha: “Ju në të dërguarin e Allahut kishit shëmbëlltyrën më të mirë” (El-Ahzab, 21)

Omer ibnul Hattabi r.a. në një rast do të thonte: “Po të mos ishte Muhamedi alejhi selam unë do të isha në humbje, andaj e dua më shumë se veten time”.

Sot a kurrë më parë bota ka nevojë për ty dhe mesazhet tua o i Dërguari i All-llahut xh.sh. (Paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi ty dhe familjen tënde)

Mr. Xhabir Emini, kryetar
Forumi Rinor Islam

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version