Categories
Lajme

Mursi do të pranojë përfaqësim ligjor

Presidenti i Egjiptit Muhamed Mursi pritet të pranojë përfaqësim ligjor gjatë gjyqit të tij, mbi akuzat e supozuara për nxitje të vrasjes. Lajmin e bëri të ditur një avokat mbrojtës i Anadolu Agency.
Gjyqi i Mursit do të rifillojë më 8 janar, pasi gjatë sesionit të parë më 4 nëntor, presidenti ka refuzuar të njohë legjitimitetin e gjyqit apo të pranojë përfaqësim ligjor.
Muhamed al -Damati, zëdhënës i ekipit mbrojtës, tha se gjykata u ka kërkuar avokatëve për të përfaqësuar Presidentin e rrëzuar në seancën e ardhshme.
Sipas ligjit egjiptian, gjykata duhet ti sigurojë të pandehurit një avokat, nëse i pandehuri nuk e bën këtë.
Mursi, presidenti i parë civil i Egjiptit, po përballet me akuzat për gjoja se “konspiracion” me Hamasin.
Ai gjithashtu akuzohet për sulmin ndaj objekteve policore për të liruar të burgosurit, anëtarë të Vëllazërisë Myslimane – përfshirë veten e tij. Ata u arratisën nga burgu gjatë revolucionit që përmbysi diktatorin Husni Mubarak. /mesazhi/

Exit mobile version