Hasan Abdurabbih nga Libani beson se “Mushafi osman” i cili gjendet në pronësinë e tij është Mushafi më i vogël në botë dhe për këtë arsye ka aplikuar për të hyrë në Librin Gines të rekordeve

Kur’an-i Kerimi në pronësi të Hasan Abdurabbihit nga Libani ka 604 faqe, është i zbukuruar me ari, gjatësia e tij mbërrin vetëm 2.4cm, ndërsa gjerësia 1.9cm, dhe është shkruar 400 vjet më parë.

Abdurabbih thotë se Kur’an-i Kerimin e ka trashëguar nga gjyshja e tij.
“Nga ajo që kam mësuar nga një i afërm, ndoshta kjo është një kopje që është punuar 400 vjet më parë, më saktësisht në periudhën osmane”, ka sqaruar ai.
Ai shtoi se një ditë ka lexuar lajmin, ku thuhej se Mushafi më të vogël në botë ndodhet në Malajzi, e që është 2.7cm i gjatë, e 2.2 cm i gjerë.
“Kur e lexova këtë lajm, mora kopjen dhe e mata në dorën time. Kuptova se ky Mushaf është më i vogël se ai në Malajzi. Shpresoj që Mushafi do të hyjë në Librin Gines të rekordeve”, tha Abdurabbih./igj/