Turqia është shprehur e shqetësuar për faktin se komuniteti ndërkombëtare nuk kanë bërë asgjë për të ndaluar aktivitetet barbare të qeverisë Mianmar ndaj komunitetit musliman atje. Sipas Fondacionit për Solidaritet nëse gjërat vazhdojnë kështu si janë, nuk do të jetë një pakicë myslimane në Rohingya, dhe do të vie te asimilimi i tyre”.
Duke folur për agjencinë e lajmeve Anadolu, kryetari i Fondacionit për solidaritet Muhamed Junus tha se nga qershori i vitit të kaluar, masakra dhe gjenocidi janë bërë praktikë sistematike nga qeveria Mianmar dhe nga rojet kombëtare.
Junus tha se qeveria e Mianmar ka përdorur metoda të ndryshme dhe për të vrarë muslimanët e Rohingya, dhe se 30 mijë njerëz u vranë në këtë proces.
Junus deklaroi se qasja e ndihmave në kampe nuk ishte e mundur sepse priftërinjtë budist kanë bllokuar qasjen.
Mijëra njerëz janë në burgje, mijëra të tjerë kanë emigruar, qindra gra u përdhunuan. Këto ngjarje janë ende në vazhdim e sipër. Për 9 muajt e fundit, komunitetet ndërkombëtare nuk kanë bërë asgjë për të ndaluar aktivitetet kriminele të qeverisë së Mianmarit .
EDITOR
12 years ago
previous article
Kosova ‘99, Turqia gati trupat për të ndërhyrë ushtarakisht
next article
Me sexhde e festojnë fitoren
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
12 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
12 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago