Prifti i kishës katolike në qytetin Mersin, në jug të Turqisë, Henri Leylek, ka deklaruar se kur gjenden në vështirësi financiare, faturat e energjisë dhe ujit, ia dërgojnë myftinisë së qytetit, e cila i paguan për llogari të kishës.
Gjatë fjalës së tij në një konferencë për dialogun mes kulturave, në universitetin Turus, prifti në fjalë deklaroi se kisha është e pavarur dhe nuk merr financime nga askush. Ai tha se as Vatikani, as Italia dhe as Franca nuk e mbështesin financiarisht kishën, pasi shpenzimet e saj, kryesisht mbulohen nga të ardhurat e pronave të kishës.
“Nëse na lipsesh shpenzime shtesë, ne i kërkojmë kishës qendrore në Stamboll të plotësojë nevojat tona. Sakaq, lidhur me faturat e energjisë elektrike dhe ujit, ia dërgojmë myftinisë së Mersin, e cila bën pagesën për llogarinë tonë.” /ardhmeriaonline/
Categories