Categories
Lajme

Ndërhyrjet endoskopike në kokë dhe boshtin kurrizor në Zagreb

Në klinikën “Motrat e mëshirës” në Zagreb, ekipi i mjekëve specialist neurokirurg me në krye prof.Dr.Kreshimir Rotim, ka filluar ndërhyrjet endoskopike në kokë (trurin e njeriut) dhe në boshtin dhe palcën  kurrizore, repart që sapo është hapur në këtë Klinikë.
Për dallim nga ndërhyrjet klasike kirurgjikale, tani neurokirurgët ndërhyrjet i bëjnë përmes okularit. Këto ndërhyrje, zvogëlojnë prerjen, e sidomos qëndrimin e pacientit në fazën postoperative në spital.
“Klinika të tilla në Evropë dhe botë ka vetëm në Zurich dhe be Berlin, të pajisura me aparaturë të nevojshme për këtë lloj ndërhyrjeje dhe ndërhy bëhen me një shkallë tepër të ulët të rrezikut”- ka pohuar prof.Rotim.
“Monitorët e vendosur në sallën e operacionit që e zmadhojnë për 40 herë pamjen në pjesën ku intervenohet, salla e mbështjellur me xham, aparatura e vendosur në tavanin e sallës që mundëson qasje me komode për ekipin mjekësor dhe personelin tjetër në krevatin e operacionit, janë elementet kryesore që ndihmojnë ndërhyrjet në kokën e pacientit ose në boshtin kurrizor. Pos kësaj, operacionet e këtilla mund ti përcjellin edhe studentët, specializantët dhe mjekët tjerë të interesuar përmes ekraneve të instaluara në ambiente tjera të spitalit”-shprehet prof.Rotim, i cili ka formuar ekipin e mjekësor për intervenime të këtilla që numëron 17 veta, të specializuar në fushën e neurokirurgjisë, bashke motrat dhe personelin tjetër ndihmës.
Në sallën e kaltër të klinikës “Motrat e mëshirës”, brenda ditës bëhen edhe nga katër operacione, që në asnjë klinikë tjetër nuk bëhen. “Pos operacioneve endoskopike në hipofizë, për të cilat operacione është specializuar dr. Vatrosllav Çerina, fjala është edhe për operacionet në boshtin kurrizor me refraktor tubular, operacioneve endoskopike dhe laserike të “discus hernie”, që nuk len asnjë gjurmë të prerjes në shpinën e pacientit. Me këto metoda sot mund të zgjidhen 50% të rasteve të sëmundjes “discus hernie”. Pos tek intervenimet laserike, gjatë operacioneve të këtilla, në diskuset e pacientit depërtohet me një gjilpërë dhe përmes rrezeve laserike “digjet e shkrihet”, ndërsa tek pacienti hapet një vrimë jo më e madhe se 1.5 cm, për dallim nga intervenimet klasike ku prerja është 10 e më shumë centimetra dhe natyrisht shkakton edhe pasoja të “ngjitjes”  së indeve dhe përmirësimi e rikuperimi i pacientëve ka një kohëzgjatje të theksuar, ndërsa me këtë metodë, koha e qëndrimit të pacientit është më së shumti 2-3 ditë”-ka pohuar prof.Rotim.
Ai shton se ekipit të tij i është bashkangjitur edhe neurologjia Marina Zmajeviq-Schonwald, që përcjell çdo graf të valëve të aktivitetit të trurit gjatë intervenimit, që nëse ka nevojë të intervenohet në mënyrë plotësuese me kohë.
Po ashtu, në ekipin e prof.Rotimit është edhe dr. Nikolina Sesar, e cila së shpejti do të jetë edhe neurokirurgja e parë femër në Kroaci.
Prof.Dr. Kreshimir Rotim është kryetar i Shoqatës kroate të kirurgëve të kirurgjisë spinale.(INA)
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version