Pionierët e Milanos nga Kumanova kanë fituar Kupën e Maqedonisë, pasi në ndeshjen finale që u luajt të hënën pasdite në Shkup mposhtëm skuadrën e “Akademia Pandev” nga Strumica, edhe atë pas ekzekutimit më të mirë të penalltive me rezultat 7-6, në kohën e rregullt takimi u mbyll pa fitues 1-1. Milano ishte në disavantazh, por 10 minuta para përfundimit të lojës kanë arritur të barazojnë në 1-1 me autor të golit Alpaj Jusuf.
Gëzimi ka qenë i papërshkruar në radhët e pionierëve të Milanos nga Kumanova, skuadër e cila drejtohet nga trajneri i mirënjohur Erkan Jusuf. “Jam shumë i lumtur me suksesin e arritur, madje mund të them s’e nuk e kemi pritur fitoren. I përgëzojë djemtë e ri të Milanos për këtë rezultat historik.
Ky sukses është meritë e tyre. Kjo tregon se Kumanova ka talentë të futbollit për të arritur rezultate të shkëlqyeshme. Në këto momente gëzimi s’po mundem të gjej fjalë për këtë triumf të madh. Do të festojmë edhe në Kumanovë. Ndërsa ju premtojse për këta djema do të dëgjohet edhe në të ardhmen”, deklaroi për gazetën “Lajm”, trajneri Erkan Jusuf. (lajm)