Ndërsa media botërore u përqëndrua në dëbimet e krishterëve të Irakut nga Mosuli, një grup i vullnetarëve muslimanë nga Ndihma Islamike ka punuar në heshtje për të siguruar ndihmë thelbësore humanitare për familjet në nevojë të cilat u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre nga konflikti në Irak.
“Familjet në rrethet Nineva, Al-Hamadanya dhe Ba’sheka kanë përfituar nga shpërndarja, që ishte në koordinim me kishën lokale,” shkruan në faqen e saj Ndihma Islamike.
Familjet e krishtera janë nga qyteti verior i Irakut, Mosuli, të cilat u larguan sepse “Shteti Islamik” ju bëri kusht, të konvertohen në Islam, të paguajnë taksë, nëse nuk paguajnë ata duhet të vriten.
Paralajmërimi u lexua, u transmetua në xhamitë e Mosulit të premten pasdite, dhe u transmetua në të gjithë qytetin përmes altoparlantëve.
“Ne ofrojmë për [të krishterë] tri zgjedhje: Islam;Kontrata që përfshin pagesën … në qoftë se ata refuzojnë këtë, për ata nuk do të ketë asgjë, përveç shpatës, ” shkruan në njoftimin transmetuar.
Aty thuhet se kreu i Shtetit Islam, Ebu Bekr el-Bagdadi, grup i cili tani quhet Kalifi Ibrahim, kishte urdhëruar të krishterët të cilët nuk duan të qëndrojnë dhe të jetojnë në ato kushte për të “lënë kufijtë e Kalifatit Islamik”.
Pavarësisht paralajmërimit të ISIL-it, rreth 500.000 banorë në provincën e Ninevas u zhvendosën kur lufta shpërtheu në qershor.
Mijëra familje të krishtera ishin të detyruara të largohen edhe nga qyteti i dytë më të madh i Irakut, Mosuli, nga luftëtarët e armatosur.
Thuhet se i kanë lënë vetëm me rrobat e trupit, disa janë duke kërkuar siguri në Kurdistanin e Irakut, ndërsa të tjerët kanë ikur në lindje të Ninevas, ku disa janë strehuar nëpër kisha, shkolla dhe ndërtesa të papërfunduara.
Luftimet, gjithashtu, vazhdojnë në Irakun perëndimore, ku konflikti i tejzgjatur në Anbar, është shkaku që të paktën 72.000 familje të largohen nga shtëpitë e tyre.
Verpimtaria e Ndihmës Islame në Irak ka filluar që nga ditët e para të konfliktit për të siguruar furnizime thelbësore për irakianët e zhvendosur.
“Në Anbar dhe Salaheddin, mbi 3.000 familje kanë marrë pako ushqimore dhe 2.000 pako higjienike janë shpërndarë,” shkruan në faqen e saj, Ndihma Islamike.
“Pothuajse 25.000 artikuj të ndryshëm të veshjeve janë dhënë për banorët e zhvendosur në Anbar – ndërsa familjet e prekura nga përmbytjet në Abu Ghraib kanë përfituar 7.000 artikuj të veshjeve.”
Grupi humanitar “Ndihma Islamike” ka partneritet edhe me Oganizatën e Kombeve të Bashkuara për të arritur një numër të madh të irakianëve në nevojë.
“Ndihma Islamike” kohët e fundit ka nënshkruar një marrëveshje me UNICEF-in për të ofruar ujë, artikuj sanitar dhe të higjienës në Sinxhar dhe për të mbikëqyrur shpërndarjen e artikujve të ndihmës jetike për rreth deri në 8.000 banorë në nevojë,” tha organizata humanitare Ndihma Islamike.
“Ne jemi afër për të filluar vendosjen e rreth 1.000 tendave familjare nga “Nihma Islame” për të ofruar strehim të përkohshëm për ata që kërkojnë sigurinë në kamp”.
Burimi: OnIslam Staff
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
EDITOR
10 years ago
previous article
Kina ndalon mjekrrat, shamitë në autobusë në Turkestanin Lindor
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago