Categories
Lajme FRI

Ndihmojeni fëmijën ta zgjedhë sportin që i pëlqen

Te vogëlushët, të cilët merren me sport, zhvillohen shkathtësitë psikofizike, më lehtë lidhin miqësi, mësojnë se sa e rëndësishme është puna ekipore… Veç kësaj, fëmijët aktivë janë më të shëndetshëm, sistemi i tyre muskulor dhe eshtëror është më i fortë kur të rriten, ndërkaq rreziku më i vogël nga sëmundjet kardiovaskulare.
– Por si ta ndihmojmë fëmijën për të zgjedhur sportin që i shkon dhe i pëlqen?
Në fillim fëmija duhet lënë i lirë të zgjedhë atë sport që e zbavit më shumë, megjithëse ju, si prindër, mund të mos ju pëlqejë. Është shumë e rëndësishme që ta lini atë të zgjedhë lirshëm, pa ushtruar presion mbi të.
Pyeteni fëmijën nëse kërkon të bëhet pjesëtar i ndonjë skuadre apo preferon ato sporte që nuk janë të organizuar në skuadra, sikurse p.sh. mund të jetë noti, tenisi, etj. Vërtetoni nëse i pëlqejnë sporte me kontakt të fortë fizik (p.sh. basketbolli, futbolli etj) apo të tjerë me më pak kontakt të tillë (si p.sh. noti, volejbolli etj.).
Këto të fundit e kanë të domosdoshme konkurrencën me vetveten, duke rritur kështu vetëbesimin tek fëmija, ndërsa sportet në grup përmbushin nevojën shoqërore të fëmijëve dhe u japin kënaqësinë e pjesëmarrjes në një përpjekje masive.
Sporti që do të zgjedhë fëmija duhet të ketë lidhje direkte me zhvillimin trupor dhe shpirtëror të tij. Sa më shumë harmoni të ekzistojë midis sportit dhe trupit aq më të mëdha janë edhe të mirat për fëmijën.

Exit mobile version