Hazbije Krivanjeva është vetëm 10 vjeçare, ndërsa gjysma e kokës së saj është pa flokë.
Kur ajo ishte fëmijë kafka e saj është djegur. Për ditë e më shumë e mundon fakti se si do të dal ne rrugë, si do të shkojë në shkollë.
Ajo thotë se çdo herë vendos kapelë në kokë me qëllim të mos e tallin shokët  dhe shoqet.
Për tu operuar duhen shumë para, më saktë nevojitet intervenim plastik, mbjellje e flokëve, që kushton me mijëra euro, ndërsa familja e saj nuk ka mundësi, pasi nuk posedon as shtëpi. Kanë vetëm një dhomë, dhe aq.
Prindërit e saj janë të pa punë, nëna e saj nga mërzia për të bijën është sëmurë psiqikisht dhe shpesh herë shkon për kurim në spitalin neuro psikiatrik.
I ati i saj është pa punë.
Kjo është Hazbija, ndërsa ajo më poshtë shtëpia në lagjen Gazi Babë, Shkup, ku banon ajo me nënën babain dhe vëllain e saj.
Luten gjithë ata të cilët kanë mundësi të ndihmojnë, të paraqiten në kontakt telefonin 00389 71 884 522./Portalb