Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Nëndega Karshiakë në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin a.s” realizoi tribunë në restorantin Konaku, në Studeniçan.

Fillimisht të pranishmet i përshëndetën përgjegjësja e Departamentit të Femrës, Zubejda Murtezi dhe përgjegjësja e DF – Nëndega Karshiakë, Advije Shazi, të cilat treguan në përgjithësi për veprimtarinë e FRI – së, e në veçanti për aktivitetet që realizohen gjatë kësaj fushate.

Tema e kësaj tribune ishte “Ndikimi i mesazhit profetik në jetën e besimtarit”, për të cilën folën teologeja Nermin Nuhiu dhe psikologeja Edina Mici. Teologeja duke treguar për jetën e Muhamedit a.s, poashtu edhe psikologeja duke përmendur shumë hadithe, të cilat janë vërtetuar edhe shkencërisht u elaborua edhe më mirë tema në fjalë.

Pjesë e kësaj tribune ishin edhe këndimi i disa ilahive si dhe recitimi i një monologu. Në fund u diskutua dhe u parashtruan pyetje nga të pranishmet.

anigif