Categories
Opinione

Ndikimi i Ramazanit në jetën tonë!

Ndikimi i Ramazanit në jetën tonë!

Falënderimi dhe lavdërimi i takon Allahut Fuqiplotë i Cili na dha mundësinë të arrijmë muajin Ramazan. Paqja dhe mëshira e Allahut xh.sh qoftë mbi Muhammedin a.s, familjen e tij, shokët e tij
besnik dhe mbi gjithë muslimanët që ndjekin udhëzimet e Kur’anit Famëlartë deri në ditën e gjykimit!

Agjërimi i muajit Ramazan është një nga pesë shtyllat e Islamit është muaji i cili në vete ngërthen mirësi, bekime dhe dobi të shumta duke përfshirë aspekte të ndryshme si në aspekt trupor poashtu dhe në atë shpirtëror. Allahu xh.sh e bëri obligim agjërimin e këtij muaji, ku thotë: “O ju që keni besuar, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm” ( El-Bekare 183 )

Prej dobive të shumta që mund të nxjerrim nga agjërimi i Ramazanit, po fokusohem tek disa prej tyre:
– Nga ajeti kuranor i lartëpërmendur arrihet të kuptohet se besimtari përmes zbatimit të këtij obligimi arrin shkallën e devotshmërisë, ashtu që nëse i përmbahet i bëhet dhe shkak për hyrje në
Xhennetin e Allahut të Madhërishëm.
– Mes njerëzve krijon një ndjenjë të veçantë solidariteti, mëshire dhe bamirësie, dobi që e bën agjëruesin përveç braktisjes së ngrënies dhe pijes, të heq dorë edhe nga fjalët dhe veprat e
shëmtuara.
– Agjërimi e pajis agjëruesin me aftësinë për të qenë në gjendje të përjetoj fenomene shpirtërore të cilat e bëjnë më të fortë bindjen dhe lidhjen e tij me Allahun Fuqiplotë.
– Agjërimi i Ramazanit na përkujton se jemi plotësisht të varur nga Zoti i Madhërishëm dhe kërkojmë prej Tij mëshirë, falje mëkatesh dhe shpëtim nga zjarri i Xhehenemit.
– Agjërimi i Ramazanit na përkujton se Allahu xh.sh nga mëshira e Tij për ne, na udhëzon ta pranojmë agjërimin si një dhuratë nga Ai, gjë që dëshmon se Ai na do neve si dhe ta përdorim këtë dhuratë si një armë kundër nefsit tonë, mendimeve dhe sjelljeve djallëzore të shejtanit që mundohen të na
dërgojnë drejtë një errësire të madhe.

Lus Allahun xh.sh të na bëj prej atyre që shohin dobitë e këtij muaji të bekuar dhe që janë praktikues të urdhërave të Tij, duke shpresuar se një ditë shpërblimin do e kemi vetëm tek i Madhërishmi.

Behare Sherifi – anëtare në FRI Tetovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version