Vjet në maj ngrinte trofeun e Championsit, sonte i gëzohet një tjetër suksesi evropian: Çelsi mposht Benfikën në “Amsterdam Arena” dhe shpallet kampion i Ligës së Evropës për sezonin 2012-2013.
Skuadra londineze triumfoi 2-1 në finalen e “Amsterdam Arena”-s duke regjistruar triumfin e dytë radhazi në garat evropiane.
Ishte Benfika ajo që për gati një orë kishte kontrollin e lojës dhe rrezikoi vazhdimisht portën e Bluve. Por ekipi i Benitezit u rezistoi sulmeve të portugezëve, madje arriti të gjejë avantazhin me Fernando Torresin në minutën e 59-të.
Epërsia e Çelsit zgjati nëntë minuta, deri kur Oskar Kardozo shndërroi në gol një penallti të akorduar pas prekjes së topit me dorë nga mbrojtësi Azpilikueta brenda zonës së anglezëve.
Në të 88-ën, e djathta nga distanca e kapitenit Lampard përfundoi në traun e portierit Artur, por fati nuk ishte me Benfikën në minutën e tretë (të fundit) shtesë.
Krosimi i Huan Matës nga këndi gjeti të lirë Branisllav Ivanoviçin, i cili kërceu fort dhe e dërgoi topin pas shpinës së Arturit.
Festë për Blutë, lot hidhërimi për tifozët e Benfikës, të cilëve, pasi u rrëshqiti nga duart në minutën e fundit titulli kampion në Portugali, pësojnë të njëjtin fat edhe në Ligën e Evropës katër ditë më pas. Për luzitanët kjo ishte finalja e shtatë evropiane e humbur radhazi, si askush tjetër në histori.
Ndërkohë, trofeu i Ligës së Evropës shkon në Londër, aty ku për dhjetë ditët e ardhshme do të qëndrojë së bashku me atë të Championsit. Më 25 maj në “Uembli”, Dortmundi ose Bajerni i Mynihut do ta marrin me vete në Gjermani “kupën me veshë të mëdhenj”.
/Start/
幸运幸 FOOTYROOM.COM by footyroom
EDITOR
12 years ago
next article
Talenti i Artë, Suhejb Veseli (Video)
you might also like
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
3 days ago