Thuhet se “dita e mirë shihet në mëngjes”. Mirëpo në termin sportiv do ishte “rezultatet e një talenti shihen qysh në fillim të karrierës”. Kjo po i përshtatet Suhejb Veselit, i cili edhe pse ka vetëm 7 vjeç, me paraqitjet e tija në disiplinën kata po bën që shumica prej shikuesve lëvizjet e tij ti shikon me simpati të madhe, ndërkohë që nga tani ekspertët e karatesë kanë filluar të pyesin për këtë djalosh.
Deri më tani ai u paraqit në disa aktivitete në vend dhe jashtë, ndërkohë që në konton e tij janë shënuar vetëm medaljet e arta. Talenti shqiptar triumfoi në “Kërçova Open”, “Gjilan Open”, “Gjorçe Petrov”, “Lidhja e Prizrenit”, Solidarnost Open”, “Tigar Open”, “100 Vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë” .
“Nga ky sportist presim shumë medalje në të ardhmen. Ai po përcjell hapat e kampionit tonë të ri Abdurahim Idrizi, të cilin Veseli e ka edhe idhull. Ai ka përkrahjen e klubit por edhe familjes që në kësi raste kërkohet vëmendje nga gjitha anët”, tha trajneri i tij, Muharem Imeri.