Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë, filloi ciklin e ligjëratave me temë “Drejt jetësimit te mësimeve profetike “.

Ligjërues në ligjëratën e parë të këtij cikli ishte hoxhë Imer Mustafa.

Ligjërata u mbajt në lokalet e Forumit Rinor Islam – Dega Kumanovë, ku të pranishëm ishin anëtarë, aktivistë si dhe dashamirë të FRI-së.

Mes shumë këshillave nga hoxha i nderuar, ai tha se: “Kurani është shpirti i fesë islame dhe kush e anashkalon atë e ka anashkaluar vet Islamin, sepse trupat pa shpirtin nuk mund te jetojnë. Sot, nga disa besimtarë braktiset Kurani përshkak të hadithit, pastaj hadithi përshkak ndonjë dijetari ose hoxhe dhe në fund edhe këta për hir të ideologjisë. Kështu ata përhumbin veten dhe mundohen ta hutojnë edhe shoqërinë islame.”

Në fund të pranishmit patën mundësinë të diskutojnë mbi çështje rreth temës në fjalë.

anigif