Ligjërues në këtë javë ishte hoxhë Imer Mustafa, i cili shtjelloi çështjen e mrekullive të profetëve të Zotit, qëllimin e tyre, si dhe bindjet dhe qëndrimet që duhet t’i kemi në raport me to.
Ligjërata u mbajt në lokalet e Forumit Rinor Islam – Dega Kumanovë, ku të pranishëm ishin anëtarë, aktivistë si dhe dashamirë të FRI-së.
Në fund të pranishmit patën mundësinë të diskutojnë mbi çështje rreth temës në fjalë, problematikat dhe dyshimet që hasen tek besimtarët në lidhje me to.