Me rastin e ditës ndërkombëtare të studentit, FRI në objektin e Fakultetit te Administratës së Biznesit organizoi tribunë me studentët e këtij Fakulteti me moton “Studentët, fuqia e ndryshimit”.
Tribuna filloi në orën 13.00, ku amfiteatri ishte i mbushur përplot me student të cilët kishin shprehur interesimin e tyre. Fillimisht tribunën e hapi moderatorja e cila me nje përshendetje islame u uroj mirëseardhje studentëve dhe përfaqësuesve të FRI dhe udheheqesise se F.A.B. Fjalen pershendetëse e mori Dekani i FAB, prof. Dr. Naser Raimi, më pastaj fjalen e mori edhe perfaqesuesi i FRI-se Liridon Ismaili dhe ne fund edhe kryetari i unionit te studentave prane F.A.B.
Panelisti Prof Dr Gadaf Rexhepi ligjëroi në temë :’’ Teknikat e prezentimit të Stiv Jobsit “ ku para studentëve paraqiti format dhe teknikat e komunikimit publik si dhe format më të mirë dhe më të suksesshme të prezantimeve.
Panelisti i dytë, teolog Hasan Baftjari ligjëroi në temë: ‘’Studenti, ajka e shoqësirë’’ Ai për studentët dha porosi për rëndësinë e studentëve në formimin dhe zhvilllimin e një shoqërie. Njashtu diskutoi nga pikëpamja islame rolin dhe rëndësinë e studentëve dhe diturisë. Gjatë prezantimin tregoi edhe raste të ndryshme nga historia islame për vlerën dhe pozitën që munslimanët ia dhanë shkencës dhe diturisë, përmendi ndikimin i civilizimit islam në Evropë, univerzitetet e para në Spanjë (Kordoba) dhe kultura e popujve islam.
Pas prezantimeve të palenlistëve, studentët vazhduan më pyetjet dhe komentet e tyre, pyetje të natyrës studentore, botës Islame dhe rolit të studentëve në shoqëri.
FRI në bashkëpunim me parlamentit e studentëve për herë të dytë organizon tribuna të tilla para studentëve të Fakultetit te Administrates se Biznesit ne Kumanovë me rastin e Ditës ndërkombëtare të studentëve.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam