Giani De Biasi thuhet se e ka bindur supertalentin e huazuar te skuadra ruse ruse Zenit, boshnjako-kosovarin Sadzid Susic që të luaj për kombëtaren shqiptare. Husic është lojtar në pronësi të Real Madridit ndërsa çmimi i tij është 25 milion euro.
Husic ka lindur në Austri, ka prejardhje kosovare, ndërsa ka aktualisht pasaportë boshnjake. Talenti i Zenit konsiderohet si një nga talentët më të mëdhenjë që ka sot futbolli evropian duke qenë shumë i kërkuar edhe nga Barcelona, Lazio e shumë skuadra tjera.
De Biasi thuhet se ka përfunduar të gjitha detajet me të dhe se ai do të debutoj për Shquipërinë në ndeshjen ndaj Norvegjisë. Vetë futbollisti thuhet se ka qenë para pak ditësh në Tiranë, me siguri për të marrë pasaportën shqiptare.
Ditë më parë Husic ishte temë në mediat boshnjake pasi që e quajti tradhëtar Edin Dzekon.