Në Maqedoni janë 35 multimilionerë që kanë një pasuri me një vlerë prej 4 miliardë dollarë.
Kjo bëhet e ditur sipas një raporti vjetor të World Ultra Wealth Report 2012 – 2013, ku është publikuar numri i multimilionerëve, që nuk ka shënuar ndryshime.
Në këtë grup të multimilionerëve hyjnë njerëzit që kanë një pasuri me vlerë më shumë se 30 milion dollarë.
Kroacia është vendi lider në rajon, që ka numrin më të madh të multimilionerëve, edhe ate 260 veta. Në Serbi ka 90 multimilionerë, në Malin e Zi 21 dhe në Bosnjë 85 multimilionerë.
Numri më i madh i multimilionerëve në Evropë është në Gjermani, ku ka 15.770 multimilionerë.  (INA)