Categories
Lajme Lajme FRI

Në Shkup u realizua seminar dy ditor

Departamenti i Edukimit pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup këtë fundjavë organizoi seminar dy ditor me anëtar/e dhe aktivist/e.
Ky seminar filloi me fjalimet përshëndetëse nga sekretari gjeneral Abdulhamid Mustafa dhe kryetari i degës Shkup Afrim Demiri.
“Nëse jo unë atëherë kush?” ishte ligjërata e parë me ligjërues hoxhë Hasan Baftijarin.
Psikologeja Hatixhe Sefa me temën “Psikologjia e rrjeteve sociale” i orientoi pjesëmarrësit të reflektojnë mbi anët pozitive e negative të rrjeteve sociale.
Dita e dytë e këtij seminari filloi me ligjëratë nga hoxhë Fevzi Musliu mbi temën “Morali – ajka e shoqërisë”.
Ligjërata e fundit e këtij seminari ishte “Çka i jep zemrës jetë dhe mbështetje?” me ligjëruese Sumeje Peza. Pjesë e këtij seminari ishin edhe kafe pauzat, lojëra atraktive të ndryshme, falja e namazeve sëbashku dhe grupet punuese.
Në fund pjesëmarrësit u dekoruan me mirënjohje për pjesëmarrje të suksesshme në këtë seminar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version